Studiesi Erald Kapri boton librin e tij të dytë pas “Sekreteve të Luftës”. Këtë herë ai sjell për lexuesin librin “Mbreti Zog, pas dyerve të mbyllura”, që do të promovohet në Panairin e Librit, më datë 13 nëntor.
Ky libër rrëfen historinë e panjohur të Mbretit Zog për të rifituar fronin. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Ahmet Zogu u kthye në lajm, jo vetëm si “Mbreti i pashëm i vendit më romantik të Evropës”, bashkëshorti i “Trëndafilit të bardhë të Hungarisë”, “Duhanpirësi më i madh i kohës”, “Mbreti i çuditshëm”, “Monarku i maleve”, “Mbreti me thesar me vete” që jetonte në një kat të tërë të hotelit më të njohur të Londrës, por edhe si monarku i vetëm që shprehej i gatshëm të kthehej me armë në dorë.
Një histori që ndodhi pas “dyerve të mbyllura”, libri tregon prapaskenat për njohjen e Zogut si kreu i shtetit shqiptar në mërgim, ndikimin e kryeministrit britanik, Winston Churchill, liderit të Bashkimit Sovjetik, Stalinit dhe Presidentit të SHBA-ve, Franklin Roosevelt.
Rezistenca që nisi para 7 prillit 1939 e deri tek shpallja e Shqipërisë “Republikë Socialiste”, trajtohen në këtë libër. Viktima e parë e fashizmit, Zogu qëndroi në pritje si “gur i vlefshëm” i një loje shahu që nuk u përdor kurrë. Mbreti shqiptar fitoi admirim të heshtur, por mbeti një aleat i neglizhuar.
Robert Wilton, historian, diplomat, përkthyes dhe autor i “Merimanga e Sarajevës”, për këtë vepër ka thënë: “Shpesh, Mbreti Zog është trajtuar thjesht si figurë simbolike në analizën historike; relikë e një bote të humbur romantike ruritariane; heroi i Shqipërisë sovrane ose horri i saj, marioneta ose viktima e Italisë. Në librin ‘Mbreti Zog, Pas dyerve të mbyllura’, gjejmë një Zog të freskët, më real, aktiv, të apasionuar, madje ndoshta tragjik, të përkushtuar në lundrimin e rrjedhave të turbullta të luftës për kombin dhe vendin e tij. Me fokus të paanshëm të një periudhe të kufizuar historike, me narrativin e mbështetur në punë arkivore të larmishme dhe të hollësishme, profesor Kapri, jo vetëm ka ndriçuar një aspekt të hulumtuar pak të diplomacisë së Luftës së Dytë Botërore, por gjithashtu e ka ringjalluar përceptimin tonë të kësaj pike kthese në historinë e Shqipërisë”
Gazmend Kapllani, drejtor i Katedrës së Studimeve Shqiptare Hidai Eddie Bregu, Universiteti DePaul, Çikago, SHBA, thotë: “Sa herë që lexoj një libër shumë të mirë, ndiej mirënjohje për autorin. Këtë ndjeva duke lexuar librin e Erald Kaprit, ‘Mbreti Zog, pas dyerve të mbyllura’. Historiografia shqiptare, pasi u dergj pothuajse për gjysmë shekulli në morgun stalinist, po ringjallet më në fund dhe kjo, falë pasionit dhe punës serioze të historianëve, arkivistëve dhe hulumtuesve si Erald Kapri. Ky libër përbën një kapitull të vyer të historiografisë sonë dhe të vetëdijes kombëtare njëkohësisht. Është një libër që meriton një auditor të vëmendshëm dhe të gjerë”.
Ndërkaq, Roderick Bailey, nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Oksfordit, autor i veprës “The Wildest Province: SOE in the Land of the Eagle”, shprehet: “Është hera e parë që eksperienca e Mbretit Zog në Luftën e Dytë Botërore vjen e trajtuar në kaq detaje. Përmes një dokumentacioni të gjerë e të vlefshëm, të bazuar në kërkim të thellë, Erald Kapri ka sjellë një libër me rëndësi”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Ambicie përtej fjalëve": Revolucioni artistik i Sienës që solli Parajsën në Tokë

In Memoriam: Gene Hackman (1930–2025) - yll në çdo film ku luajti

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Gjashtëmbëdhjetë shkrimtarët që bënë vetëvrasje

Jeta në komunizmin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet