MBRETI
Nga: Zbigniew Herbert Përktheu: Salajdin Salihu
Na ishte njëherë një mbret. Kishte sy të verdhë dhe nofulla grabitqari. Jetonte në një oborr plot me mermer dhe policë. I vetëm. Zgjohej natën dhe bërtiste. Askush nuk e donte. Ai më shumë e donte gjuetinë dhe terrorin. Por fotografohej me fëmijë, mes luleve. Kur vdiq askush nuk mundi që t’ia hiqte portretet. Shikoni, mbase edhe në shtëpinë tuaj është maska e tij.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























