LAJMI I FUNDIT:

‘Mbretëria’ e politikanëve!

‘Mbretëria’ e politikanëve!

Familjarët e politikanëve më me ndikim në Kosovë janë në listat e partive politike për deputet në këto zgjedhje. Sipas analistëve, kjo tendencë është për ta shndërruar Kosovën në “mbretëri” të elitës politike, duke e ruajtur kështu ndikimin dhe kontrollin nëpër institucionet vendimmarrëse.

Hashim Thaçi është zgjedhur president i Republikës së Kosovës duke hequr kështu dorë nga të gjitha funksionet politike, mirëpo një familjare e tij vetëm sa ka nisur karrierën politike në vend.

Në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor 2017, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, subjekt politik të cilin deri para një viti e ka drejtuar Thaçi, është mbesa e këtij të fundit, Evgjeni Thaçi-Dragusha.


Për shkak të lidhjeve politike vajza e Gani Thaçit (vëllait të presidentit) ka arritur ta zërë numrin 45 në listën e PDK-së për deputet.

Në listën e këtij subjekti politik për deputet është edhe Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ndodhet në burg.

Po nga e njëjta komunë, Skenderaj, në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet është edhe Fitore Geci, vajza e ish-deputetit të LDK-së Halil Geci.

Edhe kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, garon për deputet të “Vetëvendosjes” bashkë me mbesën e tij, Adea Batusha.

Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është kandidat i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-“Nisma”, garon me një listë për deputet bashkë me familjarin e tij Lahi Brahimaj, etj. /Zëri/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori