Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar paketën e saj më të madhe të sanksioneve ndonjëherë kundër flotës së fshehtë ruse me 30 anije në shënjestër, ka njoftuar Sekretari i Jashtëm, David Lammy.
Bëhet e ditur se nga sanksionet janë prekur edhe kompanitë e sigurimit që mundësojnë flotën.
Thuhet se anijet janë përgjegjëse për transportin e naftës dhe produkteve të saj me vlerë miliarda paund vetëm vitin e kaluar.
Sipas qeverisë britanike, “lëvizja do të kufizojë më tej aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën e paligjshme në Ukrainë”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Raportohet se paketa e fundit e sanksioneve e çon numrin e përgjithshëm të cisternave të naftës të sanksionuara nga Mbretëria e Bashkuar në 73 – më shumë se çdo vend tjetër.
“Të ardhurat e Rusisë nga nafta po ndezin zjarret e luftës dhe shkatërrimit në Ukrainë”, tha Lammy ndërsa njoftoi masën.
“Unë do të punoj me partnerët tanë të G7 dhe më gjerë për të ushtruar presion të pamëshirshëm mbi Kremlinin, për të prishur rrjedhën e parave, për të gërryer makinën e tij ushtarake dhe për të kufizuar sjelljen e tij keqdashëse në mbarë botën”, shtoi ai.
Ndryshe, duke folur veçmas me gazetarët përpara një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Itali, Lammy tha se ishte “shumë e rëndësishme” që anëtarët të vazhdojnë të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa zgjat lufta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës