LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Giles Portman, drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili e përgëzoi për detyrën.

Ai vuri në spikamë se zhvillimet e fundit politike në vend paraqesin një kthesë për zhvillime të reja.

Sipas kumtesës presidenciale Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës që nga periudha e luftës, duke përfshirë angazhimin në kuadër të NATO-së, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që nga shpallja e pavarësisë. Në këtë drejtim, ajo tha se, Mbretëria e Bashkuar mbetet një prej partnerëve dhe aleatëve më strategjik për vendin tonë.


Tutje, Presidentja Osmani theksoi që institucionet e vendit janë të gatshme të angazhohen në hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe fuqizimin e atyre ekzistues, gjersa ka vënë theks të veçantë tek fusha e sundimit të ligjit, mbrojtjes, sigurisë, shkëmbimeve tregtare, arsimit, si dhe angazhimin e përbashkët për avancimin e agjendës së gjelbër.

Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këtë drejtim, teksa Portman ritheksoi se Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e plotë e të ardhmes së Republikës së Kosovës në NATO, gjë që do të kontribuojë në stabilitet dhe siguri në rajon dhe përtej.

Ai shprehu mbështetjen e Britanisë së Madhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën dhe angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur më dhunë në luftën e fundit në Kosovë, duke thënë se zbardhja e fatit të tyre dhe vendosja e drejtësisë janë parakusht për paqe të qëndrueshme dhe sukses në procesin e dialogut.

Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në realizimin e projekteve të përbashkëta, të cilat do të ndihmojnë avancimin e raporteve të ndërsjella.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori