Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II-të kreu sot detyrën e saj të parë publike që kur e kaloi natën në spital.

Ajo mori pjesë në dy audienca virtuale për të mirëpritur ambasadorët e rinj në Mbretërinë e Bashkuar nga Koreja e Jugut dhe Zvicra.


Mbretëresha Elizabeth qëndroi një natë në spitalin privat të Londrës King Edward VII të mërkurën e kaluar, pasi iu nënshtrua "hetimeve paraprake" për shkak të një sëmundjeje të paspecifikuar, por jo që lidhet në asnjë mënyrë me coronavirusin, raporton washingtonpost.

1971039066177fe46395b8040812328 v4 big

Fotot tregojnë një mbretëreshë të buzëqeshur e veshur me një fustan të verdhë dhe duket normale për këtë lloj detyre.

Kjo është hera e parë në disa vite që Mbretëresha Elizabeth e kaloi natën në spital, por zyrtarët mbretërorë thanë se ajo ishte në humor të mirë dhe se të nesërmen u kthye në kështjellën e saj në Windsor, ku kreu detyra më të lehta.

Elizabeth është mbretëresha e 15 mbretërive të tjera, duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re, dhe vitin e ardhshëm ajo feston 70 vjet që kur ishte në fron dhe njihet për shëndetin e saj të mirë dhe ende kryen shumë detyra publike.

Megjithatë, ajo u detyrua të anulojë një udhëtim pune të planifikuar në Irlandën e Veriut javën e kaluar pasi ekipi i saj mjekësor tha se ajo duhet të marrë disa ditë pushim. /Telegrafi/