Mbrëmë ka filluar festivali ''Vera e Ohrit''

Me pjesëmarrjen e divës së operës, Elina Garança nga Lituania, nën shoqërimin e orkestrës së operës maqedonase dhe baletit dhe dirigjentit austriak, maestro Ion Marin, mbrëmë në Ohër, në Teatrin antik, është hapur edicioni i 56-të i festivalit ''Vera e Ohrit'', transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në 40 ditët e radhës, skena kulturore dhe muzikore e Ohrit do të ketë shfaqje të mbi 600 artistëve muzikor, aktorë dhe piktorë. Do të ketë 50 shfaqje muzikore, 9 shfaqje teatrale, 5 ekspozita dhe 8 filma./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































