Site icon Telegrafi

Mbrëmë është djegur një fabrikë në Kavadar

Fabrika “Nikom” në Kavadar është përfshirë nga një zjarr i madh mbrëmjen e djeshme. Për shuarjen e zjarrit ndërhynë zjarrfikësit nga njësiti i zjarrfikësve në Kavadar, me ekipe të “Komunalecit”, si dhe ekipe nga Velesi dhe Negotina.

Zjarri është lokalizuar në orën 01:30, por një ekip ka qëndruar në terren për të monitoruar situatën.

Kryetari Mitko Jançev ka shkruar në Facebook se Njësia Territoriale e Zjarrfikjes ka intervenuar në 30 zjarrfikës.

“Nikom” është fabrikë për prodhimin e ambalazheve prej druri të të gjitha llojeve të dimensioneve, si dhe prodhimin e peletit. Po ashtu ka frigorifer për ruajtjen e produkteve bujqësore.

Exit mobile version