LAJMI I FUNDIT:

MBPEU formon komisione për kontroll të dëmeve nga moti i ligë më 11 shtator

MBPEU formon komisione për kontroll të dëmeve nga moti i ligë më 11 shtator

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot formoi komisione për kontroll të dëmeve të shkaktuara në rajonet të cilat më 11 shtator të këtij viti u përfshinë nga reshjet e rrëmbyeshme, shkarkime elektrike, erë të fuqishme dhe breshër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pajtim me raportin e DPHM-së dhe kontrollin në teren nga ana e njësiteve rajonale pranë MBPEU, është konfirmuar se janë shkaktuar dëme ndaj kulturave bujqësore në rajonet e Demir Hisarit, Resnjës, Makedonski Brodit, Tetovës, Prilepit, Dollnenit, Krivogashtanit, Velesit, Sveti Nikollës, Kumanovës, Kavadarit, Rosomanit, Kisella Vodës dhe Gazi Babës.

MBPEU i informoi të gjitha ekonomitë bujqësore nga këto rajone të cilët kanë pësuar dëme, të parashtrojnë kërkesa deri te njësitet rajonale nga 20 shtatori deri më 5 tetor të vitit 2017.


Sipas vlerësimeve të para-paraprake, moti i lig ka shkaktuar dëme në rreth dy mijë hektarë sipërfaqe bujqësore me mbjellje të pemëve dhe vreshtarëve, kultura kopshtare dhe industriale.

Vlerësimi i dëmeve do të zbatohet në pajtim me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Dekretin për mënyrën e konfirmimit të ngjarjes së padëshirueshme klimatike, dëme të shkaktuara, llogaritje të humbjes së të ardhurave, llogaritje të dëmit, procedura për pagesën e ndihmës. Pas vlerësimit, komisionet do të përgatisin procesverbale për dëmin e konfirmuar të cilat do të dorëzohen deri te Sektori për analizë të politikës bujqësore në MBPEU, të cilat më pas do të dorëzohen deri te Sektori për analizë të të politikës bujqësore në MBPEU, të cilat më pas do të dorëzohen deri te Zyra për ekspertizë gjyqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori