LAJMI I FUNDIT:

MBP me apel që në votimin e nesërm të respektohen ligjet

MBP me apel që në votimin e nesërm të respektohen ligjet

Ministria e Punëve të Brendshme, apelon deri te qytetarët, partitë politike dhe simpatizuesit e tyre, gjatë ditës së nesërme të respektojnë ligjet, të përmbahen nga prishja e rendit dhe qetësisë dhe prishje të fshehtësisë së votimit, siç është fotografimi apo incizimi.

“Secila sjellje në kundërshtim me ligjet e MPB-së nuk do të tolerohet dhe menjëherë do të veprohet në pajtim me ligjet e MPB-së. MPB-ja do të ndërmarr gjithçka që është e nevojshme ditën e diel, më 30 shtator, që qytetarët pa pengesa dhe në mënyrë të qetë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarë”, thuhet në apelin e MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aty thuhet se në pajtim me procedurat standarde, në ministri është formuar dhe funksionon shtabim operativ i posaçëm, i cili ka kompetenca dhe autorizime të ndërmerr masa dhe aktivitet ku do të garantohet dhe mundësohet e drejta kushtetuese së shprehjes së secilit qytetar./Telegrafi/