LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi

Mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi është mbledhur paraditen e së mërkurës për të diskutuar projektligjin që lidhet me “vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si Vetingu.

Në mbledhjen e sotme pritet që ekspertët e dy misioneve ndërkombëtare që asistojnë drejtësinë shqiptare, OPDAT dhe EURALIUS, të paraqesin vlerësimet e tyre ndaj propozimeve të opozitës për draftin në fjalë.

Projektligji i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, i konsideruar si më i rëndësishmi i procesit të reformës në drejtësi, parashikon të vlerësojë përgatitjen e tyre profesionale, integritetin moral, si dhe të zbulojë shkallën e pavarësisë në punën e tyre, nga ndikimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pushtetit politik.


Ky projektligj i hap rrugën ngritjes së institucioneve të tjera të parashikuara nga reforma kushtetuese, e miratuar me konsensus në orët e para të 22 korrikut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori