LAJMI I FUNDIT:

Mblidhen 1800 nënshkrime për shkarkimin e Vankovskës

Mblidhen 1800 nënshkrime për shkarkimin e Vankovskës

Janë mbledhur 1.800 nënshkrime online në peticionin për shkarkimin e profesoreshës Biljana Vankovska për shkak të nxitjes së gjuhës së urrejtjes nëpërmjet rrjetit sociale “Facebook”.

Peticionin e nisi aktivisti Valon Elezi, dy ditë pas aksidentit tragjik në fshatin Llaskarcë ku humbën jetën 15 persona. Ai dorëzoi peticionin në arkivin e ministrisë së Arsimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se është legjitime dhe e drejtë ligjore të dorëzoj kërkesë, ndërsa institucionet me vendimet që do t’i sjellin nuk do të ndikojnë në autonominë e universitetit. Reagimet ishin të tilla ndaj Vankovskës për shkak se ajo përhapte gjuhë të urrejtjes”, tha aktivisti Valon Elezi.


Ai i bëri apel ministrit të Arsimit, Arbër Ademi ta heq profesoreshën e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

“Jemi të tronditur nga postim i tillë i profesoreshës Vankovska, megjithatë menjëherë reaguam duke thënë qëndrimin tonë se dënojmë deklarimet që mbjell urrejtje. Ato deklarata nuk sjellin asgjë, përveç që ndikojnë të nxiten ndarje të reja. Ne bëmë apel dhe natyrisht do të ndërmarrim masa si ministri për të pasur përgjegjësi për këtë rast”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Përndryshe ditën kur ndodhi aksidenti me autobusin, profesoresha Biljana Vankovska në “Çfarë tragjedie dhe ironi – Karpallak”.

Sipas ligji, për personat që përhapin gjuhë të urrejtjes është parashikuar dënim me burg prej 1 deri 5 vite./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kalo në kategori