LAJMI I FUNDIT:

Mbledhje me tensione në rezidencën e Ivanov

Mbledhje me tensione në rezidencën e Ivanov

Pasi që Ivanov, nga frika e mesazheve që do ti transmetoheshin, ka tentuar për disa orë ti ik takimit me ambasadorët Bejli dhe Althauser, më në fund diku nga mesnata ka realizuar takim në vilën presidenciale në Vodno, njofton Telegrafi Maqedoni.

Burimet tona pohojnë se takimi midis ambasadorëve dhe presidentit Ivanov ka qenë i ftohtë por dhe me polemika të shumta dhe me tone të ashpra. Ivanov ka mbrojtur vendimin e tij duke thënë se e ka sjellë i pavarur, ndërsa ambasadorët ia kanë transmetuar tronditjen e Uashingtonit dhe Berlinit duke theksuar se ky vendim nuk i ka hije një shteti të së drejtës dhe se në fakt do të thotë anulim i Marrëveshjes së Përzhinos për dalje nga kriza dhe se është goditje e drejtpërdrejtë ndaj PSP, për themelimin e të cilës u pajtuan liderët e katër partive.

Sipas burimeve diplomatike, Ivanovi ka tentuar të imponojë ton grindës, ndërsa arsyetimin për veprimin e tij, siç ka thënë, e sheh në përpjekën për ti pajtuar politikanët e grindur, me qëllim të zgjidhjes së krizës politike gati se dyvjeçare në vend./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori