LAJMI I FUNDIT:

Mbledhësit e plehrave ndërtuan një bibliotekë për librat e braktisur

Mbledhësit e plehrave ndërtuan një bibliotekë për librat e braktisur
Foto: Facebook

Kjo është një histori në lidhje me një bibliotekë , e gjetur në Ankara, kryeqyteti i Turqisë.

Ajo që e bën atë të veçantë, është se nuk është një bibliotekë e zakonshme. Mbledhësit turq të plehrave marrin meritë për këtë ngjarje.

Ata kishin idenë për të mbledhur të gjithë librat që gjetën në rrugë. Kjo ndodhi sepse besojnë se librat nuk kanë datë skadence, kështu që ata filluan veprimin. Ata e çmuan vlerën e këtyre librave, kështu që në vend që t’i hiqnin qafe, vendosën t’i mbanin në bibliotekën e tyre, për të cilën nuk kishin ide se shumë shpejt do të bëhen kaq të popullarizuara.


Si filloi gjithçka?

Ata kanë mbledhur libra për muaj të tërë, por hap pas hapi numri i librave që zotëronte biblioteka u bë gjithnjë e më e madh. Ndërsa njerëzit dëgjuan për idenë, banorët filluan të dhurojnë libra direkt, në vend që t’i hidhnin tutje.

Ideja fillestare ishte të mirëmbahej biblioteka vetëm për nevojat e punonjësve dhe familjeve të tyre. Por ndërsa popullariteti po rritej gradualisht, ajo u hap për publikun në shtator të vitit të kaluar. Tani, biblioteka ka 6000 libra në zotërim.

Ndryshe, ekziston një seksion për fëmijë, i mbushur me libra komik dhe një seksion tjetër për kërkimin shkencor. Për më tepër, vizitorët dygjuhësh mund të gjejnë libra në anglisht dhe frëngjisht gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Intimitet dhe Pasion
Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

A e dini se...
Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Astrologji
Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Bëje vet
Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

A e dini se...
Kalo në kategori