LAJMI I FUNDIT:

Mbjellja e kanabisit, kryeministri sulmon presidentin

Mbjellja e kanabisit, kryeministri sulmon presidentin
Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te PS, ku i ka bere thirrje qeverise te shprehet publikisht nese e pranon ose jo paktin me 10 pika te ofruar nga opozita.

Droga është shndërruar kryefjalë e ditës. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaroi dje se do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, lidhur me situatën e kanabisit në vend, që sipas tij, fenomeni ka marrë përmasa kombëtare. Vendimi i kreut të shtetit për t’u mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare është ironizuar nga kryeministri, i cili tha se në vend të Këshillin Kombëtar të Sigurisë, të mblidhet Këshilli i Partisë Demokratike.

Deklarata

Kreu i shtetit duke folur nga Shkodra me shqetësim për rritjen e kriminalitetit, tha se vendi po shkon drejt institucionalizimit të këtij fenomeni. “Është një fenomen serioz, është një fenomen që ka marrë përmasa padyshim kombëtare dhe pikërisht për shkak të marrjes së këtyre përmasave dhe shqetësimit që tashmë është jo vetëm nga agjencitë ligjzbatuese dhe inteligjencës së vendit, por edhe ato partnere, unë kam vendosur që së shpejti të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me problematikat dhe mënyrën sesi ne duhet ta përballojmë këtë sfidë serioze në vendin tonë”, deklaroi Presidenti Nishani. Deklaratat, Presidenti Nishani i bëri gjatë një leksioni të hapur në Universitetin” Luigj Gurakuqi”, në Shkodër ku u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi, duke e cilësuar shumë të rëndësishëm zbatimin e ligjit. Pas krimit dhe korrupsionit, një tjetër problematikë ku tërheq vëmendjen Nishani është çështja e pronësisë, sipas tij e katandisur keq në objekt debatesh politike. Këto problematika janë pjesë e 5 kushteve që Shqipëria ka për hapjen e negociatave për anëtarësim, proces që kreu i shtetit shpreson të ndodhë. BE sipas tij duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit, i cili do të mbante nën monitorim të vazhdueshëm vendet e rajonit që kanë rrugë për të bërë drejt bashkimit me familjen europiane.


Reagimi

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e presidentit Bujar Nishani, se do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e kultivimit të kanabisit. “Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD­së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUP­it”, ka thënë Rama në profilin e tij në Facebook. Kreu i qeverisë e ka shoqëruar statusin e tij me letrën që ka dërguar komisionari europian për Punët e Brendshme, të cilën e ka cilësuar si “kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes”. “Suksese”, ka shtuar Rama në fund të postimit.

Replika

Pas kryeministrit Rama, ka reaguar dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili tha, se droga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar. Më tej Basha e ka quajtur kryeministrin e vendit kryebrigardier të drogës. “Kryeministri si kryebrigadieri i drogës: deri dje bënte sikur nuk e shihte atë që mediat botërore e pagëzuan si “Kanabistan” i tij. Tani që BE ka vënë alarmin për kërcënimin e sigurisë nga droga e Ramës, dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, bën sikur kërkon ndihmë. Droga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe çdo shqiptar. Vetem kryebrigadieri i bërë dru nga malli i vet bën sikur nuk e kupton. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, tha Basha.

Takimi me diplomatët

Ndërkohë kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot pasdite trupin diplomatik në sallën e hartave, për të diskutuar me ta luftën e qeverisë kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës. Mësohet se gjatë këtij takimi ku do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat, kreu i ekzekutivit do t’u shpjegojë diplomatëve hapat e ndërmarrë nga ministria e brendshme dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, në funksion të asgjësimit të drogës. Po ashtu Rama do të bëjë një pasqyrim të reformave të ndërmarra në vend. Ky takim i rëndësishëm vjen në prag të publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ku do të bëhet e qartë dhënia ose jo e rekomandimit për çeljen e negociatave. Për situatën e narkotrafikut, zyrtarë të KE­së janë shprehur se ndjekin me shqetësim zhvillimet ne Shqipëri. Takimi i thirrur nga shefi i ekzekutivit shqiptar, vjen në një kohë kur opozita prej kohësh ka ndërmarrë një valë akuzash të forta në adresë të vetë kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, duke i bërë ata përgjegjës për kultivimin që sipas saj është shndërruar në fenomen masiv. Në deklaratat e shpeshta demokratët kanë ngritur akuza për përfshirje madje edhe të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabis sativës. Por, një qëndrim krejt ndryshe ka mbajtur kryeministri Rama, i cili ka folur për histori suksesi në luftën e policisë në përballjen me krimin, trafikantët dhe kultivuesit e kanabisit. ndërkohë që opozitën e ka konsideruar si mjerane dhe mbrojtëse e aferave që deri dje ka përfituar në vetë të parë.
Deklarata e kreut të shtetit për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, vjen në një moment kur palët edhe brenda mazhorancës, duket se janë të ndara lidhur me strategjinë që duhet ndjekur për të luftuar kanabisin. Ylli Manjani, ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI­së kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë, kërkesë kjo që nuk u prit mirë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori