Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.B, Sh.B, dhe K.B, shtetas të Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të të gjitha provave për veprën penale si në aktakuzë, të pandehurin H.B. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 200 euro.
Të pandehurit Sh.B. për veprën penale në vazhdim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet e dhjetë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 200 euro, ndërsa të pandehurin K.B. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej 200 euro.
“Gjykata konform dispozitave të KPRK-së, konfiskon në mënyrë të përhershme armën e tipit “Zoraki M906”, e të pandehurit Sh.B. një karikator me 4 fishek 7.65mm, 21 fishek të kalibrit 9mm, dhe 3 fishekë.
Konfiskohen në mënyrë të përhershme substanca narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 111.7 gram, substanca e llojit kokainë me peshë 1.72 gram, 2 peshore digjitale, 2 mullinj për bluarje, si dhe 36 copa qese të vogla najloni, që kanë shërbyer për ndarjen e substancave narkotike.
Po ashtu konfiskohen në mënyrë të përhershme shuma e parave në vlerë prej 161 euro, 200 lekë të Shqipërisë si dhe vetura e markës ‘Hunday Terasan 2.9 CRDI’”.
“Të pandehurit akuzohen se më 12 shkurt 2019 deri më 23 dhjetor 2019 në Ferizaj, me dashje pa autorizim, kanë shitur substanca narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, ashtu që të pandehurit H… dhe Sh… janë furnizuar nga persona të panjohur në Prishtinë, me substancën narkotike të cilën e kanë dërguar në shtëpinë e tyre, të cilën e kanë përgatitur në qese të vogla, dhe e kanë shitur në Ferizaj, por edhe nga shtëpia e tyre, ndërsa gjatë zbatimit të urdhër kontrollit nga Njësiti Antidrogë, në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 111.7 gram, një qese me kokainë në peshë prej 1.72 gram, dy peshore digjitale të cilat kanë shërbyer për matjen e substancave narkotike, dy mullinj për bluarje si dhe 36 copë qese të vogla të najlonit të cilat ju kanë shërbyer për ndarjen e substancave narkotike në pjesë më të vogla për të i shitur tek personat e ndryshëm”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës