Nga: Ernesto Sabato (fragment nga kapitulli “Zoti i panjohur”)
Përktheu: Bajram Karabolli
Edhe një herë më shumë, dhe nuk ishte e fundit, ndihesha pak si i huaj në këtë botë, sikur të qenkësha zgjuar papritur e të mos i njihja rregullat dhe kuptimin e saj. Ecja kuturu nëpër rrugët e Buenos Airesit, shikoja njerëzit, ulesha në ndonjë stol te parku i “Konstitucionit” dhe mendohesha. Pastaj kthehesha përsëri te dhomëza ime dhe ndihesha më i vetmuar se kurrë. Dhe, vetëm pasi zhytesha në libra, më dukej se e gjeja prapë realitetin, sikur ajo ekzistenca nëpër rrugët atje jashtë, të qenkësh një lloj ëndrre gjigante njerëzish të hipnotizuar. Do të duheshin shumë vite për ta kuptuar se në ato rrugë, në ato sheshe e parqe, e madje në ato shitore dhe zyra të Buenos Airesit, paskësh mijëra persona që mendonin apo ndienin, pak a shumë, atë që ndieja dhe unë në atë çast: njerëz të shqetësuar dhe të vetmuar, njerëz që mendonin për kuptimin dhe pakuptimin e jetës, njerëz që kishin ndjesinë se po shikonin një botë të fjetur rreth tyre, një botë me njerëz të hipnotizuar apo të kthyer në robotë.
Në atë fortesë të vetmuar nisa të shkruaj tregime. Tani e kuptoj se shkruaja sa herë që ndihesha fatkeq, sa herë që ndihesha i veçuar apo i idhnuar me botën ku më kishte qëlluar të lindja. Dhe mendoj se ka për të qenë gjithnjë kështu, se arti i kohës sonë, ky art plot shqetësim e i copëtuar, do të vazhdojë të lindë, në mënyrë të pandryshueshme, prej çrregullimit tonë, prej angështisë dhe pakënaqësisë sonë. Një lloj përpjekjeje e kësaj specieje për t’u pajtuar me universin, këto krijesa të brishta, të shqetësuara dhe të etura, që janë qeniet njerëzore. Ndërsa kafshëve nuk u nevojitet, atyre u mjafton të jetojnë. Sepse ekzistenca e tyre rrjedh në harmoni me nevojat atavike. Pasi zogut i mjaftojnë disa fara apo krimba, një pemë ku të ndërtojë folenë e vet dhe hapësira për të fluturuar; dhe jeta e tij rrjedh qysh kur lind deri kur vdes me një ritëm fatlum, i cili nuk copëtohet kurrë as nga dëshpërimi metafizik e as nga çmenduria. Ndërsa njeriu, me t’u ngritur mbi dy gjymtyrët e prapme dhe me ta kthyer në sëpatë gurin e parë të mprehtë, hodhi themelet e madhështisë së tij, por njëherazi edhe farën e ankthit të tij; sepse me duart e veta dhe me veglat e bëra me ato duar ngriti atë ngrehinë aq madhështore e aq të çuditshme që quhet kulturë dhe kështu nisi çarjen e tij të madhe, duke qenë se reshti së qeni një kafshë e thjeshtë, veç nuk arriti të bëhej ai Zoti që i pëshpëriste shpirti i vet. Është ajo qenia e dyzuar dhe fatkeqe, e cila lëviz dhe jeton midis tokës së kafshëve dhe qiellit të perëndive të veta, e cila e humbi parajsën tokësore të pafajësisë së vet, por nuk e fitoi dot parajsën qiellore të shëlbimit të vet. Është ajo qenie e lënduar dhe shpirtërisht e sëmurë, e cila për herë të parë e pyeti veten për psenë e ekzistencës së vet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAteistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Letra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Branisllav Nushiqi, për Kosovën (1912): Toka e ilirëve - arbanasëve
Mark Kaçinari, emër i shquar i muzikës shqiptare
KUMBULLA PËRTEJ MURIT
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?