Në Amerikë, sapo doli libri më i ri i poetit Fahredin Shehu me titull ekzotik “UMAMI”
Jo vetëm titujt e librave poetik të Shehut por, edhe përmbajtjet e përmbledhjeve që ai boton janë specifike dhe të rralla në kontekstin e zhvillimeve aktuale poetike shqiptare.
Këto përmbajtje me poetikën krejt personale, e bëjnë poetin Fahredin Shehun mjaft interesant, të përkthyer e shumë të lexuar në gjithë botën.
Aktualisht Fahredin Shehu është autori shqiptar më i përkthyer dhe më i lexuar në Evropë e Amerikë, në Azi e Afrikë e deri në Australi. Shehu është krijues i pashoq që poezinë e konsideron dhunti Perëndie me të cilën Zoti mëshiron të rrallët. Shehu kur shkruan poezi, thjesht nuk mendon se punon, siç mund të punojmë të tjerët çfarëdo pune tjetër por, Krijon- Bekon fjalët, vargjet-Poezinë. Mbase kjo cilësi e tij krijuese e ka bërë poetin Shehu të kërkuar dhe të botuar gjithandej, së fundmi edhe në Amerikë.
Botues i librit poetik të Shehut “UMAMI” është poeti i njohur amerikan William S. Peters në bashkëpunim me profesoreshën eksperte të Letërsisë Transcendentale në Universitetit e Pensilvanisë Hülya Yilmaz në fokus George McDonald.
“Umami” pa dritën e botimit në qershor të këtij viti me këtë amëz bibliografike që përcjell secilin botim: ISBN – 13: (inner child press, ltd.), 155 pg. New Jersey USA, June 2022.
Koleksioni poetik me titull “UMAMI- esenca e shijueshmërisë”, është vepër origjinale që të mundëson të shijosh në këtë rast poezitë si erëza magjepse shpirtërore. UMAMI” është një fjalë e përdorur kryesisht në kuzhinën japoneze të cilën Fahredin Shehu e përzgjedh për titull të përmbledhjes. Si shprehje elitare e shijes së përkryer në kulinarinë japoneze, fjala “Umami” përkon për bukuri edhe me shijen estetike të Shehut për poezinë. “Umami” në kuzhinë përcakton cilësinë e pjatës kurse në krijimtari cilësinë e artit – sipas poetit shqiptar. Koncepti “Umami” lidhet me shijen si njërën prej pesë shqisave sublime njerëzore.
Për veprën e Shehut të botuar në Amerikë ka shkruar Mjeshtri i madh i Artit dhe Shpirtnisë, poeti, recitatori dhe kaligrafisti japonez Tendo Taijin. Mes tjerash Taijin shkroi: “Nuk do t’i kishte shkuar kurrë në mendje një japonezi të përdorte “UMAMI” si titull të një koleksioni poezish. Ndjeva sikur më kishin zënë në befasi. Unë e admiroj ndjenjën e mprehtë gjuhësore të poetit Fahredin Shehu në zgjedhjen e fjalës japoneze si titull të përmbledhjes së tij me poezi”.
Fahredin Shehu sot është autori i rrallë shqiptar që përkthehet shumë kudo në botë. Në Amerikë shpërtheu si zë origjinal, si poet shqiptar që di të befasoj e magjeps edhe lexuesit e përtej Oqeanit Atlantik me fuqinë krijimtarisë së vet.
Qerim Kryeziu
Suedi
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës, me apo pa qëllim i ka udhëhequr Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët