Mediet raportojnë se numri i të vrarëve gjatë natës së mbrëmshme të përpjekjes për grushtet në Turqi ka arritur së paku 90 veta.

Po ashtu raportohet se numri i të arrestuarve tashmë është mbi 1500, siç llogariten ushtarët e dorëzuar.


Qytetarë turq thonë se kanë pranuar mesazhe mëngjesin e së shtunës në të cilat kërkohet nga autoritetet që të mblidhen në rrugë dhe sheshe për të dëshmuar përkrahjen e tyre për demokracinë.

mesazhet

Shumë protestues thonë se nuk e përkrahin qeverisjen e Recep Tayyip Erdoğan, por se duan ta mbrojnë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga puçistët.