LAJMI I FUNDIT:

Mbi 90 mijë persona kthehen për festa nga Greqia në Shqipëri

Mbi 90 mijë persona kthehen për festa nga Greqia në Shqipëri

Mbi 90 mijë persona kanë ardhur javën e fundit në Shqipëri nga dogana e Kakavijës.

Për të përballuar radhët e gjata, ministri i brendshëm shqiptar Ervin Hoxha ka kërkuar angazhim maksimal në sportele.

Në pikat kufitare, fluksi i lëvizjeve është rritur ndjeshëm këto ditë. Për të shmangur radhët e gjata, ministri i brendshëm ishte në Kakavijë për të kërkuar angazhim të plotë dhe një ritëm më të shpejtë në kontrollin e dokumenteve, si nga pala shqiptare, ashtu dhe nga ajo greke.


“unë pata në zyrë Ambasadoren e Greqisë, të cilës i shpreha shqetësimin për një bashkëpunim qoftë më të ndërsjellë, qoftë më të përbashkët për të bërë të mundur përballimin e fluksit të shtetasve shqiptarë në të dy anët e kufirit. Me sa jam informuar, këtë vit kemi një përmirësim më të mirë se vitet e tjera sa i përket menaxhimit dhe lehtësimit në pikat e kalimit kufitar”.

Në fluksin e shtuar të lëvizjeve, ministri foli edhe për emigrantët ilegalë, të cilët këtë vit rezultojnë më të pakët në numër, për shkak të masave që janë marrë me FRONTEX.

“Në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar mes FRONTEX-it dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm, kemi pasur suksese në nivele shumë të mira. Migracioni i paligjshëm është ulur deri në masën 60% dhe vazhdojnë shërbimet.

Autoritetet doganare në Kakavijë bëjnë të ditur se përgjatë periudhës së festave, në doganë kanë kaluar në të dyja anët e kufirit me Greqinë rreth 90 mijë persona, të cilët kanë krijuar radhë deri në 4 km, ndërsa një situatë e ngjashme përcillet edhe nga Kapshtica dhe portat e tjera hyrëse me shtetet fqinje./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori