LAJMI I FUNDIT:

Mbi 51% e të rinjve në shkollat e Shkupit, pre e dhunës kibernetike

Mbi 51% e të rinjve në shkollat e Shkupit, pre e dhunës kibernetike

Pavarësisht njohurive rreth digjitalizimit, të rinjtë shpesh herë janë cak i sulmeve kibernetike.

Në një anketë të realizuar në tre shkolla të mesme të Shkupit, 51 për qind e të rinjve janë shprehur se kanë qenë viktima të dhunës kibernetike.

Ndërkohë, në pyetjen nëse këtë lloj të dhunës e kanë paraqitur, 28.5 për qind e viktimave janë përgjigjur se dhunën kibernetike nuk e kanë paraqitur.


Maja Hristovska, eksperte nga qendra “Analitika” tha se numri i ulët i rasteve të paraqitura dëshmon se viktimat kanë frikë ti paraqesin këto raste për shkak se nuk gjejnë mbështetjen e duhur.

Hristovska gjithashtu kujtoi se institucionet arsimore duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtje të të dhënave nga sulmet kibernetike.

“Në pyetjen a ke qenë viktime e dhunës kibernetike, 51 % e të anketuarve kanë qenë viktimë e dhunës kibernetike. Siguria kibernetike patjetër të bëhet pjesë përbërëse e programit vjetor të çdo institucioni arsimor. Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë nevojë për akses në mjetet mësimore të nevojshme për të kuptuar, zbuluar dhe shmangur kërcënimet kibernetike që mund të hasin çdo ditë”, tha Maja Hristovska, Analytico./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori