Liberalizimi i vizave për Kosovën nga 1 janari, pothuajse e ka katërfishuar numrin e qytetarëve nga komunat veriore të cilët janë pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.
Që nga viti 2009 qytetarët e Serbisë mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen.
Serbët e Kosovës përkundër që shumica kanë pasaportë serbe nuk mund të udhëtojnë pa viza në Evropë.
Me kërkesë të BE-së, Serbia është dashur të formojë një Administratë Koordinuese për lëshimin e pasaportave për ata që jetojnë në Kosovë.
Mbishkrimi “koordinaciona uprava” në pasaportën e serbëve të Kosovës është vula që ua pamundëson lirinë e lëvizjes në Evropë.
Liberalizimi i vizave për kosovarët, e ka shtuar interesin e tyre që të pajisen edhe me pasaportë të Republikës së Kosovës.
“Nuk kam. Nuk kam e as nuk e kam marrë. Do ta marrë. Nesër, pasnesër…”, ka thënë Miki, qytetar i Mitrovicës së Veriut.
“Nuk kam, nuk e kam marrë ende. Do ta marrë ndoshta. E kam të Beogradit, këtë që njihet si kordinacia”, u shpreh Stana Jovanoviq, qytetare e Mitrovicës së Veriut.
Ka edhe nga ata që janë të pa interesuar për këtë çështje, siç thonë për shkak të moshës.
“Nuk shkoj askund, më dhemb këmba. Asnjëherë nuk kam pasur pasaportë, nuk kam shkuar askund. Asnjëherë në jetë, vetëm letërnjoftim dhe kaq…”, thotë Slavica Vesiq.
Slavica Vesiq mund të hezitojë për pasaportën e Kosovës por jo edhe bashkombasit e saj që jetojnë në komunat veriore.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në tre muaj e fundit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak pothuajse është katërfishuar numri
Nga 1 gushti deri më 31 tetor sipas MBP-së, në komunat veriore janë shpërndarë 531 pasaporta. Në vitin 2022, për këtë periudhë ishin dhënë vetëm 163 pasaporta. Pra dallimi është 368 qytetarë më shumë këtë vit. Vetëm në Mitrovicën Veriore vjet janë marrë 119 pasaportë, ndërsa këtë vit për tre muaj 348.
Serbët në veri të Ibrit po shfaqin interesim edhe për fushatën për liberalizimin e regjimit të vizave të sponsorizuar nga Qeveria.
“Sot e përfunduam në Mitrovicën Veriore tash jemi rrugës për në Zveçan, ka interesim të qytetarëve. Zakonisht qytetarët po i informojmë mbi procesin se çka pas 1 janarit 2024, çka kanë drejt e çka nuk kanë të drejtë”, thotë Gëzim Dushi, zyrtar për media në Qeveri.
Dushi tregon se nga bisedat me serbët lokal vërehet interesim për pasaportën kosovare, madje shumë prej të interesuarve tregojnë se tashmë po presin 1 janarin dhe vulën e parë në pasaportën e shtetit që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë