Mbi 500 Intelektualë bëjnë atmosferë fantastike në stërvitje të Dritës

Qyteti i Gjilanit tani është ndarë në dy pjesë, ku njërën anë janë Skifterët e Gjilanit ndërsa në anën tjetër Intelektualët e Dritës.
Se banorët e qytetit të Gjilanit jetojnë me këtë ndeshje futbolli, tregojnë edhe videot e tifozëve të Dritës, të cilët janë mbledhur në numër të madh për ta përkrahur klubin në stërvitje.
Mbi 500 tifozë Intelektualë shihen në tribuna duke dhuruar spektakël, dhe kur ta bësh mend kjo është vetëm në stërvitje.
Të dielën në qytetin e Gjilanit pritet të luhet ndeshje e jashtëzakonshme mes dy skuadrave, por në tribuna do të jetë një shou i vërtetë nga të dyja tifozeritë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/10/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































