LAJMI I FUNDIT:

Mbi 4 milionë denarë për ngjarjet kulturore në Tetovë

Mbi 4 milionë denarë për ngjarjet kulturore në Tetovë

Komuna e Tetovës ka ndarë mbi 4 milionë denarë në fushën e kulturës për vitin 2023. Me këtë rast, aktivitetet e komunës këtë vit do të jenë të orientuara në drejtikm të inicimit, nxitjes për një qytet të begatuar në aspektin e kulturës. Nga komuna e Tetovës thonë se edhe këtë vit do të organizohet vera kulturore e Tetovës. Vera e Kulturës Tetovare paraqet festival gjithëpërfshirës artistik dhe kulturor, i cili planifikohet tanimë për të shtatin vit me radhë që organizohet në Komunën e Tetovës. “Në sheshin ‘Iliria’, në Qendrën për Kulturë dhe në lokacione tjera kyçe të rëndësisë kulturore në qytet organizohen manifestime nga sfera e muzikës, artit pamor, poezisë dhe artit dramatik.

Ky eveniment kulturor përfshin artistë dhe grupe nga të gjitha grupmoshat dhe etnitetet duke paraqitur kështu një laramani vlerash të mirëfillta artistike. Vera e Kulturës tetovare 2023 do të konceptohet sipas moduleve si vijon”, theksojnë nga komuna e Tetovës.

Kësisoj, planifikohet themelimi i manifestimeve të reja kulturore artistike që në të ardhmen ata të jenë edhe tradicionale. ”Është paraparë shënimi i ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishëm, shënimi i jubileve të piktorëve dhe krijuesve më me renome nga Tetova, kultivimi i kulturës, traditës dhe dokeve të bashkësive, përkrahje të piktorëve me renome për prezantim jashtë Tetovës dhe bashkëpunim ndërkombëtar në planin kulturor, sidomos me qytetet e vëllazëruara dhe me qytetet miq të Tetovës” thonë nga komuna e Tetovës për Gazetën Koha. Ndër manifestimet më të veçanta do të jenë, dita e komunës së Tetovës, kultura inkluzive, java e trashëgimisë kulturore, ndërsa në prill pritet të zhvillohet evenimenti “Tetova lexon” dhe kështu me radhë. Pritet të ketë edhe organizime tjera për nder të mërgimtarëve.


Nga Komuna e Tetovës thonë se në këtë territor veprojnë shumë sho­qata të qytetarëve, qëllimi themelor i të cilave është kultivimi i vlerave kulturore, ndërsa komuna e Tetovës do t’i mbështet përkrahjet e tyre për organizimin e llojeve të ndryshme të aktiviteteve. “Gjithashtu do të bëjmë presion të fuqishëm për shpërndarje të drejtë e të barabartë të mjeteve për art e kulturë nga Ministria e Kulturës drejtë komunave dhe për një trajtim adekuat të Komunës së Tetovës si dhe transferimin e më shumë mjeteve financiare për manifestimet kulturore. Në programin e aktiviteteve të komunës së Tetovës në fushën e kulturës janë paraparë një numër i madh aktivitetesh me realizimin e të cilave pritet një rilindje e kulturës në Tetovë”, thonë nga komuna e Tetovës .Krahas kësaj, poashtu nga kjo komunë bëjnë të ditur se do të ketë edhe manifestime gjatë muajit nëntor dhe dhjetor. Programi për kulturë është miratuar gjatë seancës së fundit të këshillit të Komunës së Tetovës. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori