Mbi 30 të lënduar në ndërtesën e përfshirë nga zjarri në New York (Foto/Video)

Mediumet amerikane raportojnë se së paku një është i lënduar rëndë kurse shumë të tjerë janë ngujuar nëpër banesa.
Një ndërtesë në New York, të cilën e ka përfshirë zjarri si pasojë e një eksplodimi të fuqishëm, është shembur.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, por vetëm për rreth 40 persona të ngujuar.
Ende nuk dihen shkaqet që quan në shembjen e ndërtesës, por thuhet se zjarri ka shpërthyer nga një eksplodim i fuqishëm.
“Jemi të mbyllur. Nuk mund të hapim derën. Rruga po digjet”, tha nëpërmjet një telefonit një grua.
Zjarrfikës të shumtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në përpjekje për të shuar zjarrin. CBS thotë se numri i personave të lënduar mund të jetë mjaft i madh.
Nga
Telegrafi
26/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































