Mbi 30 deputetë shqiptarë në Kuvendin e ri të Maqedonisë së Veriut
Në bazë të rezultateve të Komisionit Shtetërore të Zgjedhjeve, zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, kanë prodhuar më shumë se 30 deputetë shqiptarë.
Sipas rezultateve të KSHZ-së, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 15 deputetë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 deputetë, Lëvizja Besa e cila është në koalicion me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë katër deputetë, Partia Demokratike Shqiptare një deputet dhe një deputet shqiptar, ka siguruar ulëse në kuvend, duke garuar si socialdemokrat.
Në zgjedhjet e kaluar, shqiptarët u përfaqësuan me 22 deputetë, ku dhjetë deputetë ishin nga BDI-ja, pesë nga Lëvizja Besa, tre deputetë të Aleancës për shqiptarët, dy deputetë të Partisë Demokratike Shqiptare si dhe dy deputetë të tjerë shqiptarë ishin zgjedhur si pjesë e listës së Lidhjes Social Demokratike.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka realizuar bisedë telefonike me liderët e partive politike shqiptare, për siç ka thënë ai “për ta vlerësuar bashkërisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime” duke përfunduar se “bashkë jemi më të fortë”.
Liderët e partive politike maqedonase, të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev dhe OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski kanë theksuar se nuk do të pranojnë të bëjnë koalicion mbi bazë të “parimit të shantazheve”, për sa i përket kryeministrit shqiptar.
Por njohësit e çështjeve politike thonë se rritja e numrit të deputetë shqiptarë më shumë se kurrë më parë, mundëson zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve, definimin e shqiptarëve si popull shtetformues, gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare dhe jo si gjuhë që e flasin 20 për qind e popullatës, shpërndarjen e barbarët të buxhetit, përfaqësimin adekuat në të gjitha institucionet e shtetit, veçanërisht në pozitat udhëheqëse, etj. Por, ata druajnë se partitë politikë edhe në këtë rast do të kalkulojnë me interesat partiake dhe kauzën shqiptare do ta lënë në plan të dytë.
Shpëtim Pollozhani për Radion Evropa e Lirë thotë se subjektet politike duhet të lënë anash interesat partiake, dhe me këtë forcë që ua dhanë votuesit shqiptarë, të imponojnë ndryshimin e Kushtetutës që kërkesat e shqiptarëve mos të zgjidhen në formë parciale, por shqiptarët të jenë pjesë përbërëse e vendimmarrjes.
“Duhet vënë kusht se po nuk u ndryshua Kushtetuta, ku Maqedonia e Veriut nuk do të definohet si shtet vetëm i maqedonaseve dhe i të tjerëve, po qartë Maqedonia e Veriut të definohet si shtet i maqedonasve, shqiptarëve dhe i të tjerëve. Derisa ne kemi një Kushtetutë unitare, kurse bartës i sovranitetit është vetëm një popull, do të thotë janë vetëm maqedonasit, nuk ka dobi jo nga 30 po as edhe 50 deputetë”, thotë Pollozhani.
“Tani është momenti për të insistuar në ndryshimin e Kushtetutës nga një shtet unitar në një shtet shumetnik. Ky duhet të jetë veprimi i parë që duhet bërë. Çdo gjë që do të jetë jashtë këtij veprimi do t’i vijë era karrierizëm, era egoizëm, dhe era e realizmit të interesave personale”, thekson Pollozhani.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Xhelal Neziri thotë për Radion Evropa e Lirë se do të jetë shumë e vështirë që partitë politike të bashkëveprojnë rreth boshtit të imponimit të realizmit të kërkesave shqiptare duke realizuar kështu, siç thotë ai, kauzën shqiptare.
“Nuk pres që kësaj radhe të bashkohen shqiptarët rreth një platforme siç ishte rasti gjatë 2016-tës. U pa që ai bashkim nuk funksionon. Megjithatë mendoj se është mirë që më në fund të kemi një përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve etnikë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, si në aspektin numerik, por edhe ai kualitativ, për të pasur një përbërje e cila me të vërtetë do të përfaqësojë qytetarin shqiptar në parlament kështu që do të kthejë në njëfarë forme besimin e humbur në demokracinë te një pjesë e madhe e shqiptarëve këtu”, thotë Neziri.
Ai thotë se rritja e numrit të deputetëve shqiptarë është dhe si rezultat i fushatës pozitiveqë është realizuar në kampin politik shqiptar. Sipas tij, kjo ka motivuar votuesit të dalin në zgjedhjet e 15 korrikut.
Ekspertët thonë se shqiptarët kësaj radhe arritën të sigurojnë numër më të madh të ulëseve në parlament, pasi nga 15 parti që morën pjesë në zgjedhje, garuan në tri lista, dhe Lëvizja Besa që kandidoi në koalicion parazgjedhor me LSDM-në. Ndërkaq, në zgjedhjet paraprake, të vitit 2016, në zgjedhje morën pjesë pesë parti shqiptare./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova