Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për vitin që shkoi, sipas së cilave nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26.302 familje me gjithsej 107 575 anëtarë.
Sipas ASK-së, publikimi i statistikave të Mirëqenies Sociale 2016 ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemën e pensioneve bazike të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, të pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.
“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema e ndihmës sociale në vitin 2016 kanë përfituar 26 302 familje me gjithsej 107 575 anëtarë. Kështu, numri i përfituesve nga pensionet bazike të moshës ishte 120 017; numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës ishte 41 315; dhe numri i përfituesve nga skema për pensionet për personat me aftësi të kufizuara ishte 19 883. Ndërsa, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara ishte 2 737”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishte 12 680; numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 28 207; numri i përfituesve nga pensionet e Trepçës ishte 3 412; numri i përfituesve nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishte 932; nga skema e pensioneve për Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë përfituar gjithsej 218 pensionistë; nga skema për personat e verbër kanë përfituar gjithsej 3 627 persona; ndërsa, numri i fëmijëve të braktisur gjatë vitit 2016 ishte 41. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama