LAJMI I FUNDIT:

Mbi 260 mijë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Mbi 260 mijë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), për kompensimin e pjesshëm të dëmeve natyrore të shkaktuara në bujqësi gjatë këtij viti.

Vendimi parasheh kompensim prej 25% nga vlera totale e dëmeve, bazuar në raportet e vlerësimeve të dërguara nga komunat përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë.

Në total janë ndarë 263 mijë e 701 euro për kompensim të fermerëve në 21 komuna të Kosovës që kanë raportuar dëme gjatë vitit.


Sipas vendimit të Qeverisë, mjetet do të transferohen nga buxheti i MBPZHR-së tek komunat, të cilat do t’ua shpërndajnë mjetet ekonomive bujqësore që kanë pësuar dëme.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që Qeveria e Kosovës kompenson dëmet në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore, si vërshimet dhe erërat e forta. Më herët është ndarë një buxhet prej rreth 160 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara gjatë muajit janar dhe shkurt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Ekonomi
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

Ekonomi
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Ekonomi
Kalo në kategori