Në Prizren nga data 6 deri më 14 gusht, do të mbahet festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest. Vitin e kaluar, DokuFest-i u mbajt në platformë online, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Sipas organizatorëve, këtë herë festivali do të jetë pjesërisht online dhe i hapur për publikun në kinema. Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se për filmat konkurrues do të ndahen tetë çmime, por do të ketë edhe një çmim nga publiku. Ai thotë se pandemia ka kufizuar, por nuk ka rrezikuar organizimin e festivalit. Nurkollari thotë se kanë ardhur qindra vizitorë dhe e kanë konfirmuar ardhjen shumë artistë e artdashës të tjerë. Festivali DokuFest, këtë vit shënon edicionin e 20 jubilar.
Radio Evropa e Lirë: Festivali i filmit dokumentar dhe i filmit të shkurtër DokuFest, do të nisë të premten. Si do të duket DokuFest-i këtë vit?
Veton Nurkollari: Unë shpresoj se DokuFest-i do të duket ashtu siç është dukur diku 18 vjet me radhë, sidomos ato vitet e fundit para pandemisë, e jo të duket sikur vitin e kaluar, që ka qenë online.
Do të duket, për mendimin tim, një festival mjaft i mirë, me program të shtrirë në gjithë Prizrenin dhe një pjesë e mirë e programit do të realizohet në Kalanë e Prizrenit. Do të ketë filma e mysafirë të shumtë, që është një befasi për ne. Shkurtimisht mendoj se DokuFest-i, do të fillojë të duket ashtu siç është dukur, me një shpresë që në vitin e ardhshëm do të duket ashtu tamam siç ka qenë.
Radio Evropa e Lirë: Cila është tema e këtij festivali?
Veton Nurkollari: Ne në këtë vit nuk kemi një temë, të themi kështu që është sikur viteve të kaluar kur jemi bazuar në një temë dhe kemi ndërtuar program mbi atë temë. Por, ketë vit kemi zgjedhur tri fjalë, me shpresë që atyre tri fjalëve t’u shtohen edhe shumë fjalë.
Kemi vendosur shkronjat R dhe E, si dhe fjalët “rinis”, “rikthim”, “riimagjinim” dhe shumë ri-ja të tjera, që dikush mund t’i supozoj e imagjinoj.
Pra, thelbi në fakt ka qenë një rinisje apo një rikthim. Pra, këto janë disa fjalë nëse mund të quhen si temë, se ne normalisht do ta ndërtonim edhe një program filmik rreth temës, do të bënim edhe disa debate.
Por, sivjet ky vit është më specifik edhe për ne në fakt, është si një vit ure për vitin e ardhshëm edhe për një shoqëri të çliruar nga ky virus e nga kjo situatë ku ndodhemi jo vetëm ne, po e gjithë bota.
Radion Evropa e Lirë: Sa është numri i filmave dhe dokumentarëve që do të shfaqen?
Veton Nurkollari: Numri i përgjithshëm i filmave që do të shfaqen brenda nëntë ditëve është rreth 230, prej atyre 106 janë në tetë kategori garuese dhe ata të tjerë do të shpërndahen në 11 kategori të tjera, që janë jashtë konkurrence për ndonjë çmim, po që janë po ashtu pjesë e vlefshme e programit.
Pra, janë diku 234 filma në gjithë programin e festivalit.
Radio Evropa e Lirë: A e ka rrezikuar pandemia traditën e festivalit dhe si do të organizohet shfaqja e filmave për shkak të pandemisë?
Veton Nurkollari: Pandemia ka kufizuar, në këtë moment nuk është se ka rrezikuar, sikur që ka rrezikuar, ta themi, vitin e kaluar. Tash mund të themi se pandemia ka bërë disa kufizime dhe ne do t’i përmbahemi këshillave të protokollit, të dhënave nga institucionet shëndetësore. Në hapësirat që janë të mbyllura do të ketë nevojë edhe për përdorim të maskave edhe ne kemi vendosur dezinfektuesit në hyrje të secilit objekt që e përdorim. Do të ketë distancë sociale, natyrisht do të përdorim 70 për qind të kapacitetit të kinemave e jo 100 për qind.
Radio Evropa e Lirë: Si do të mund t’i shohin artdashësit filmat online?
Veton Nurkollari: Filmat online do të mund të shikohen në portalin të cilin e kemi lansuar e që do të jetë i qasshëm deri në fund të festivalit online: dokufest.com. Por, duhet të them se vetëm një pjesë e selektuar e filmave do të jetë dhe do të shfaqen online.
Prej tyre, e gjithë kategoria e filmave kombëtarë do të mund të shihen vetëm në Gjermani, në Zvicër dhe Suedi dhe askund tjetër. Ndërsa një numër tjetër i filmave do të mund të shihen në Kosovës dhe Shqipëri.
Radio Evropa e Lirë: Do të ketë filma edhe online dhe në kinema?
Veton Nurkollari: Po ashtu një pjesë e vogël e programit është online nga programi i cili është fizik. Në pjesën fizike është komplet, do të thotë nuk ka asgjë që është online e nuk është në kinema, përderisa online është vetëm një e katërta e programit.
Radio Evropa e Lirë: Kush do të bëjë vlerësimin e filmave dhe për cilat kategori do të ketë çmime?
Veton Nurkollari: Ne i kemi tetë kategori garuese dhe shto asaj edhe Çmimin e Publikut, që nënkupton që do të ketë nëntë fitues. Kemi publikuar edhe emrat e gjithë anëtarëve të jurisë që shumica janë të akademisë së filmit. Janë nga Kosova, nga Gjermania, Australia, SHBA-ja edhe nga vende të tjera të botës.
Radio Evropa e Lirë: Çka do të veçoni nga ky edicion i DokuFest-it?
Veton Nurkollari: Një energji të paparë për organizimin. Një entuziazëm i qytetarëve. Një befasi e këndshme për numrin e madh të filmbërësve dhe vizitorëve të tjerë, që veç kanë arritur në Prizren dhe do të vijnë brenda këtyre ditëve.
Është numër i jashtëzakonshëm duke marrë parasysh situatën me pandeminë. Unë mendoj se do të ketë një numër të konsiderueshëm të njerëzve që do të vijnë.
Do të ketë vizitorë që vijnë brenda ditës, për vikend, nga gjithë Kosova e Shqipëria, prandaj mendoj se do të ketë më shumë vizitorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Dalin imazhet e para të serisë së shumëpritur Lucky, Anya Taylor Joy luan rolin kryesor

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen në eventin bamirës në Emiratet e Bashkuara Arabe me kreacion të stilistit shqiptar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?