LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 ankesa në PZAP lidhur me rezultatet e zgjedhjeve

Mbi 200 ankesa në PZAP lidhur me rezultatet e zgjedhjeve

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa kundër këtij rezultatit.

“Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, ka njoftuar PZAP.

Tutje PZAP ka njoftuar se “Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”.


Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar në orën 11:25, ndërsa PZAP lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të PZAP-së:

Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja. Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Afati për paraqitjen e apeleve ka përfunduar ne ora 11:25 ndërsa PZAP-i lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve. /Telegrafi/