Erhan Rrakateli, që nga përfundimi i luftës më 1999, dymbëdhjet herë ka ndërruar adresën e banimit në Mitrovicën e Jugut. Kjo, si pasojë e djegies e shtëpisë së tij në anën veriore të qytetit.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Rrakateli thotë se ende është në pritje që autoritetet shtetërore në Kosovë t’i lejojnë krijimin e kushteve dhe mundësive për rindërtim. Kjo familje, refuzon të shes shtëpinë e vet edhe pse ka pasur oferta.
“Jetoj me qira që 21 vjet. Askush nuk na ndihmuar absolutisht, as për ta paguar qiranë apo diçka e tillë. Jam në të dymbëdhjetën banesë që e kam ndërruar. Nuk na kanë lejuar të ndërtojmë kur kemi pas para. Të gjitha ato para na kanë shkuar duke paguar qiratë për më shumë se 20 vjet dhe tash kemi mbetur kështu në dyer të huaja”, tha Rrakateli.
Familja Rrakateli kritikon institucionet e Kosovës dhe të gjitha qeveritë deri tash për, siç thanë, mosinteresimin e tyre për banorët shqiptarë nga veriu i Kosovës.
“Nëse më rregullohet shtëpia nesër, unë pasnesër do të isha kthyer në shtëpi”, tha Rrakateli.
Familja Rrakateli është njëra nga rreth 15 mijë familje të cilat janë shpërngulur nga veriu i Kosovës. Këto familje janë shpërndarë në pjesën jugore të qytetit, i cili tashmë është edhe zyrtarisht i ndarë nga pjesa veriore, por edhe në komuna të tjera të Kosovës.
Disa nga familjet tashmë pasurinë e tyre e kanë shitur pasi banesat u ishin uzurpuar dhe më pas janë blerë nga serbët.
Çështja e kthimit të personave të zhvendosur është diskutuar së fundmi edhe në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.
Më 7 shtator, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq, konfirmuan se i kanë përafruar qëndrimet e tyre për temën e të zhvendosurve, të zhdukurve si dhe atë për bashkëpunim ekonomik, por nuk kanë dhënë më shumë informata.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, i thanë Radios Evropa e Lirë se në Bruksel janë duke negociuar për marrëveshje të përgjithësuara dhe nuk po bëjnë ndonjë marrëveshje specifike, siç mund të jetë kthimi i shqiptarëve në veri të Kosovës.
Në anën tjetër, Nazan Kërveshi, drejtoreshë në Drejtorinë e Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale pranë komunës së Mitrovicës së Jugut, tha se ende ka familje të shpërngulura nga veriu i Kosovës që jetojnë në kushte të rënda sociale.
“Në vitin 2000, afër 15 mijë familje janë dëbuar nga pjesa veriore. Ka nga ato familje që jetojnë në Prishtinë, mirëpo te çështja e banimit ende nuk kanë bërë zgjidhje, për arsye se nuk kanë dashur të shesin pronat dhe gjithmonë me shpresën që Mitrovica do të jetë e bashkuar”, tha Kërveshi.
Ajo ka shpjeguar se aktualisht komuna e Mitrovicës së Jugut, është duke ndihmuar 10 familje me pagesën e qirasë.
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, tha se në jug të komunës jetojnë ende shumë familje të veriut të Kosovës si refugjatë.
“Ka disa që i kanë shitur banesat, ka disa që nuk i kanë shitur banesat dhe duan të kthehen atje, por në pamundësi të kthimit, duhet të jetojnë si refugjatë në pjesën e jugut. Kjo është e vërteta dhe unë ketë çështje e kam ngritur për diskutim kudo, deri në Bruksel”, tha Bahtiri.
Edhe pse nuk është konfirmuar nga autoritetet në Kosovë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas raundit të fundit të takimit në Bruksel lidhur me kthimin e të zhvendosurve ka deklaruar se “Prishtina do të miratojë një ligj për kthimin e personave të zhvendosur. Sipas tij ky është një hap i rëndësishëm, megjithëse ai ka thënë se është skeptik për rezultatet në praktikë”.
Ndërkohë, në komunën e Zveçanit, komunë kjo e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, në një sipërfaqe prej 15 hektarësh, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe janë duke e përfunduar ndërtimin e 300 njësive banesore në kuadër të vendbanimit “Lugina e Diellit”.
Këto njësi banesore janë të destinuara për personat e zhvendosur nga Kosova, të komunitetit serb./rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!