LAJMI I FUNDIT:

Mbi 180 mijë qytetarë do të përfitojnë nga vendimi i Qeverisë për shtesën e pensioneve

Mbi 180 mijë qytetarë do të përfitojnë nga vendimi i Qeverisë për shtesën e pensioneve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që të rris për 10 euro vlerën e pensioneve bazë për tre muajt e ardhshëm, por ta largoj shtesën prej 30 euro që ishte marr nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se pensionet të cilat janë nën vlerën e 100 eurove, do të bëhen 100 euro për tre muajt e ardhshëm, ndërkaq familjet me asistencë sociale do të marrin nga 30 për qind të ndihmës aktuale.

“Krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratuar në Kuvend. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro. Këto shtesa do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit, njësoj sikurse mbështetja për përfituesit e asistencës sociale”, ka shkruar Murati në Facebook, përcjell Telegrafi.


Murati sqaron vendimin për pensionet: Shtesat do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit
Lexo po ashtu Murati sqaron vendimin për pensionet: Shtesat do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit

Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2020 janë 142 mijë e 280 pensionistë të moshës që marrin nga 90 euro.

Ndërsa, të gjithë ata pensionistë që do të marrin nga 75 euro janë 19 mijë e 266 persona.

Kurse janë 25 mijë e 679 familje me asistencë sociale që do të marrin pensione me rritje prej 30 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cënueshme, Murati: Mbi 72 mijë familje përfituese

Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cënueshme, Murati: Mbi 72 mijë familje përfituese

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!

Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!

Ekonomi
XO Havana – Alternativë ORGANIKE për ata që e duan klasikën në avullosje

XO Havana – Alternativë ORGANIKE për ata që e duan klasikën në avullosje

Ekonomi
Këtë Black Friday nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye!

Këtë Black Friday nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye!

Ekonomi
Kalo në kategori