Prej ditës së diel sërish ka rifilluar procesi i Regjistrimit në Tetovë dhe komunat përreth, pas një ndërprerje treditore shkaku i tragjedisë në Spitalin Modular në Tetovë. Nga Enti Shtetëror për Statistika në Tetovë njoftojnë se deri më tani, gjithsej janë regjistruar 12 mijë qytetarë vetëm në rajonin e Tetovës dhe Bogovinës. Nga Komisioni për regjistrim numër 32 që përfshinë këto dy komuna, bëhet e ditur se janë respektuar ditët e zisë, por edhe është rigjeneruar sistemi.
“Të gjitha problemet teknike janë larguar, janë evituar, mirëpo duke pasur parasysh tragjedinë në Tetovë, Komuna e Tetovës shpalli 3 ditë zi dhe neve atë kohë e shfrytëzuam për rigjenerimin e sistemit, dhe shfrytëzuam rastin që të respektojmë këta ditët e zisë dhe tash sistemi funksionon si duhet dhe regjistruesit janë në terren. Nga informacionet që marrim nga instruktorët rajonal, procesi zhvillohet pa probleme”, tha për “Koha”, Nazmi Dauti, anëtar i Komisionit për regjistrim numër 32.
Ditët që nuk ka patur regjistrim ende nuk dihet se si do të veprohet, do të kompensohen apo do të ketë shtim të orarit të punës. Këtë do ta vendos Enti Shtetëror për Statistikë, pohojnë nga Komisionit për regjistrim numër 32.
“Nuk ka pasur proces të Regjistrimit shkaku i tragjedisë që ndodhi në Tetovë dhe shkaku i intervenimit në sistemin e regjistrimit që e bëri Enti Shtetëror për Statistikë dhe tani funksionojmë pa asnjë problem. Nuk dihet se a do të kompensohen këto ditë apo si do të veprohet, sepse problemi ka qenë në nivel të shtetit.Sipas informacioneve që kemi, deri më tani, janë regjistruar nga ana e Komisionit për regjistrim numër 32 (Tetovë dhe Bogovinë) janë regjistruar përafërsisht 12 mijë qytetarë”, deklaroi Dauti.
Në ndërkohë, sipas informacioneve, gjatë kohës së kaluar janë plotësuar edhe ato vende vakante të regjistruesve që mungonin dhe tashmë numri i regjistruesve është 242 dhe të njejtit nga dita e sotme kanë dalur në terren dhe vijojnë të regjistrojnë qytetarët dhe amvisëritë. Deri më tani nuk janë evidentuar probleme tjera sa i përket pranimit në shtëpi të regjistruesve në rajonin më të gjërë të Tetovës. Të gjithë regjistruesit e paraqitur deri më tani kanë realizuar trajnimet e tyre dhe kanë marrë edhe laptopët e tyre për të dalur në teren por në ndërkohë ka patur probleme teknike me sistemin e regjistrimit gjë që ka bërë të ketë edhe tërheqje të regjistruesve nga ky proces. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

9 ditë nga zhdukja e dy të miturve në Prishtinë, rasti po hetohet

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës