LAJMI I FUNDIT:

Mbi 11 milionë vizitorë në Kompleksin Memoraial në Prekaz

Mbi 11 milionë vizitorë në Kompleksin Memoraial në Prekaz

Kompleksi Memorial në Prekaz mbetet vendi më i vizituar nga shqiptarët, por edhe nga të huajt. Kalimi i viteve, që nga përfundimi i luftës, nuk e ka zbehur dëshirën për ta vizituar vendin prej ku ka nisur liria e Kosovës.

Kompleksin memorial “Adem Jashari” vetëm këtë vit e kanë vizituar 400 mijë veta, përderisa numri i vizitorëve që nga paslufta kalon shifrën prej 11 milionësh.

Shkojnë me dhjetëra herë, por emocionet asnjëherë nuk u zvogëlohen. Kjo për faktin se qytetarët shprehin ndjenjat e njëjta kur vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, vend ky i shndërruar tanimë në Mekën dhe Jerusalemin e shqiptarëve.


Kompleksin memorial “Adem Jashari” nuk kalon asnjë ditë pa u vizituar nga qytetarë të shumtë që e bëjnë vendin me të vizituar në Kosovë.

“Vetëm këtë vit kemi pasur mbi 400 mijë vizitorë”, thotë për “Zërin” ciceroni Ilaz Halimi, teksa kujton se të gjithë vizitorët shprehin emocionet sikurse të ishin për herë të parë në Prekaz, edhe pse mund të jetë e disata herë që shkojnë për t’u përkulur para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën e bërë për liri.

“Vizitorë kemi mjaft, të gjithë vijnë me emocione të veçanta edhe nëse ka qenë me dhjetëra herë. Sa herë që vijnë, sipas mendimeve të vizitorëve, ata e kanë ndjenjën e veçantë”, kujton ciceroni Halimi.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori