LAJMI I FUNDIT:

Mbetet pa adresë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (Video)

Mbetet pa adresë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (Video)

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nga e mërkura ka mbetur pa adresë.

30 marsi ka qenë afati që Kuvendi i ka dhënë këtij autoriteti t’i lirojë zyrat që ka brenda ndërtesës së Kuvendit, raporton KTV.

Qysh nga viti 2009 ky institucion ka qenë vetëm përkohësisht i vendosur në këtë objekt.


Për këtë, sekretari Avdyl Krasniqi thotë të ketë qenë të vetëdijshëm, porse shpresat i kanë pasur te Ministria e Administratës Publike për një zgjidhje më të mirë. As zgjidhja që kjo ministri ofroi në fund të vitit 2015, për t’u zhvendosur në ndërtesën e ish OSBE-së, nuk ka qenë e pranueshme për këtë institucion.

Sipas Krasniqit, mosakomodimi i duhur do të ndikojë në punën e tyre.

Zyrat ku do të duhej të vendoseshin rreth 12 punëtorët e këtij institucioni, nuk janë të gatshme.Aktualisht, ato kanë pamjen e një vendi të braktisur dhe të mbuluar me mbeturina. Se këto zyra kanë nevojë për renovim, e ka pranuar Ministria e Administratës Publike.Porse, sipas tyre, renovimi ka mbetur peng për mungesë buxheti.Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është organ i pavarur dhe ka përgjegjësinë për të luftuar monopolin në vend.Por, bordi i tij nuk është plotësuar qysh nga viti 2011 dhe për pasojë, nuk mund të marrë ndonjë vendim, por kryen vetëm punë administrative.

https://vimeo.com/160918250

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Ekonomi
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Ekonomi
Filmi plot pasion

Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC

Ekonomi
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Ekonomi
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

Ekonomi
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?

Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?

Ekonomi
Kalo në kategori