Organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, sot u mbajt në ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve për mbështetje financiare të 167 bizneseve vendore, përfituese të skemës së përkrahjes financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla e të mesme, për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Me një vlerë prej 4.4 milionë eurosh, prej të cilave përfituese janë përzgjedhur 167 biznese prodhuese, kryeministri Kurti tha se po ofrojmë mbështetje direkte për blerjen e makinerive dhe pajisjeve, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrjet të zhvillohen, modernizohen dhe kontribuojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të ekonomisë së vendit tonë, thuhet në komunikatë.
Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Kurti, theksoi se me vizionin për qeverisje të mirë demokratike, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mirëqenie me siguri dhe barazi, krijimin e një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes dhe rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve tona mbeten prioritete të pandryshuara.
Me qëllim të transformimit në fushën e industrisë në vendin tonë, Qeveria e Kosovës, për herë të parë që nga periudha e pas luftës, ka miratuar Politikën Industriale 2030, e cila synon që industria e Kosovës të transformohet në një industri e cila është integruar globalisht, që prodhon produkte me vlerë të shtuar të lartë, të cilësisë në ngritje dhe me punësim dinjitoz për qytetarët.
Në këtë ngjarje kryeministri përmendi edhe përkrahjen për industrinë prodhuese e cila sa i përket potencialit në eksport është rritur ndjeshëm vitet e fundit, në radhë të parë ai përmendi mbështetjen ndaj Fondit Kosovar Garanci Kreditore me 36 milionë euro, nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Tutje, ai shtoi se janë krijuar instrumente financiare për garantimin e investimeve të bashkatdhetarëve tanë, kjo është arritur nëpërmjet Dritares për Investime të Diasporës. Po ashtu, vetëm në këto tri vitet e fundit, përfshirë edhe këtë vit, 706 ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, u është dhënë mbështetje financiare në rritjen e konkurrencës në vlerë prej mbi 20 milionë euro, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KIESA).
Ndërkaq, në anën tjetër, bazuar në raportet e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, vlerësimet për vitin 2024 kanë treguar se Kosova ka pasur një rritje ekonomike prej 3.9% në Kosovë, si dhe rënie të inflacionit që natyrisht është kundrejt importit, i cili ndikon negativisht në bruto produktin vendor. Ndërkaq, sa i përket raporteve ndërkombëtare nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, parashihet që sektori industrial në vendin tonë të rritet me 3.6%, me çmime bazë konstante për vitin 2024, pasi që sektori industrial përbën rreth 13.2 % e BPV-së.
“Kosova ka shënuar zhvillim dhe rritje të shpejtë, duke shënuar një normë mesatare vjetore të rritjes së PBB-së prej 6.2% në bazë vjetore gjatë këtyre tre viteve të fundit mesatarisht. Prej vitit 2021 deri në këtë vitin 2024 Bruto produkti vendor i vendit tonë ose ekonomia e Kosovës është rritur për 33%”, potencoi kryeministri Kurti para të pranishmëve.
Në përmbyllje kryeministri deklaroi se me qëllim të mbështetjes se sektorit privat si dhe reformat e krijuara tregojnë se Qeveria është e angazhuar dhe e përkushtuar maksimalisht në krijimin e mundësive të reja të punësimit si dhe më anë të kontributit dhe punës në ndërmarrje e tyre të shpalosin potencialin e ndërmarrjeve në Kosovë si shtytës kryesor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor.
Në lidhje me këtë ngjarje edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se vërtet sot është një ngjarje e veçantë dhe e rëndësishme për ne pasi kemi përfunduar publikimin e listës përfundimtare të 167 bizneseve prodhuese që do të përfitojnë nga mbështetja e grantit për blerjen e makinerive prodhuese, përpunuese. ‘Urime të gjithëve në këtë ngjarje të veçantë”, u shpreh ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit