LAJMI I FUNDIT:

Bashkatdhetarët që i mbijetuan aksidentit në Kroaci, priten në Aeroportin e Prishtinës nga krerët e shtetit

Bashkatdhetarët që i mbijetuan aksidentit në Kroaci, priten në Aeroportin e Prishtinës nga krerët e shtetit

Kanë mbërritur sonte në Kosovë 21 bashkatdhetarë, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. 

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ata janë pritur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Prijësit e institucioneve shprehën ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tragjik dhe të lënduarve u uruan shërim të shpejtë, duke i siguruar se do ta kenë përkujdesin institucional.


Presidentja Osmani tha se “në tragjedinë e Slavonski Brodit ne nuk i humbëm vetëm bashkatdhetarët tanë. Aty humbëm një copë të shpirtit tonë, një pjesë të asaj që është shtylla jonë e përbashkët e dhimbja jonë e përhershme: mërgimtarët”.

Në emër të qytetarëve të Kosovës, Presidentja Osmani u shpreh mirënjohëse për ndihmën e pakursyeshme që kanë dhënë për menaxhimin e kësaj situate të rëndë, të gjitha institucionet shtetërore të Kroacisë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca iu shprehu ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit në aksidentin tragjik dhe u dëshiroi shërim sa më të shpejtë të lënduarve. “Institucionet e vendit do të jenë pranë jush për të përballuar bashkërisht këto momente të vështira për të gjithë ne”, tha kryekuvendari Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se për shqiptarët e mërguar, jeta është numërim ditësh deri te ardhja e radhës në atdhe.

“Pavarësisht se sa të mëdha janë distancat, ato zvogëlohen, se maten me zemër. Këtë të diel, rruga e gjatë nuk solli në atdhe një pjesë tonën të mërguar. Solli dhimbje për mbarë popullin. Këtë dhimbje sot e ndajmë bashkë dhe qëndrojmë të bashkuar në këtë tragjedi, si një familje e madhe që jemi”, u tha bashkatdhetarëve kryeministri Kurti.

Ai i siguroi se Qeveria do të përpiqet me të gjitha mundësitë që t’ua lehtësojë sadopak dhimbjet dhe pasojat nga aksidenti.Kthimi i bashkëqytetarëve nga Kroacia në Kosovë është bërë në koordinim të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë.

Qeveria e Kosovës ka organizuar transportimin dhe përcjelljen e bashkatdhetarëve nga aeroporti deri te familjet, në vendbanimet e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori