Kylian Mbappe më në fund ka thënë fjalën e tij për talljet e Emiliano Martinez pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës ndaj Francës.

Mbappe shënoi një het-trik në finale, plus penalltinë e tij për të fituar Këpucën e Artë me tetë gola të shënuar gjatë turneut.


Por, kjo nuk mjaftoi, pasi dështimet nga Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni mjaftuan për të siguruar fitoren 4-2 për Argjentinën.

Martinez e përdori atë si një mundësi për të tallur pa pushim Mbappe në festimet e tij. Portieri i Aston Villa bëri thirrje për një 'moment heshtjeje' në zhveshtore dhe u fotografua duke mbajtur një kukull me fytyrën e Mbappes në krahë në Buenos Aires.

martinez 2 1

Veprimet e tij u kritikuan menjëherë nga fansat dhe ekspertët, ndërsa menaxheri i Aston Villa, Unai Emery pranoi se ai do të fliste me Martinez për sjelljen e tij pas kthimit të tij në Villa Park.

Mbappe ka qëndruar i heshtur gjatë gjithë kësaj. Domethënë deri të mërkurën në mbrëmje, pasi fitores 2-1 të PSG ndaj Strasburgut, një lojë në të cilën ai shënoi penalltinë vendimtare.

martinez 2 2

Çfarë kishte për të thënë? Natyrisht, ai nuk donte që ajo të shndërrohej në një luftë fjalësh. Sulmuesi në vend të kësaj u përqendrua tek shoku i skuadrës, Lionel Messi që më në fund ngriti trofeun në paraqitjen e tij të fundit në turne si lojtar.

“Kam biseduar me të pas ndeshjes. E përgëzova. Për të ishte një objektiv jetësor. Edhe për mua, por humba, kështu që duhet të jem një sportist i mirë. Festat nuk janë problemi im, nuk humbi kohë për gjëra të tilla të parëndësishme”.

Djaloshi ka akull në venat e tij, pasi përgjigja e Mbappe është bërë virale në rrjetet sociale, me mbështetësit që vlerësojnë mentalitetin e tij.

“Ky është klas. Nuk është çudi që ai është një nga më të mirët”, “Shumë i pjekur. Nuk do ta merrni me mend se cili prej tyre është 24” dhe “Njerëzit që e quajnë arrogant janë me të vërtetë të qetë tani”, ishin disa nga komentet. /Telegrafi/

telegrafi sport app