Kylian Mbappe e ka shkruar emrin në një tjetër libër të historisë së Ligue 1.

Anësori i Paris Saint-Germainit e ka shënuar golin më të shpejtë në histori të kampionatit francez.


23-vjeçarit i kanë mjaftuar vetëm rreth tetë sekonda në ndeshjen kundër Lille që ta zhbllokonte rezultatin.

Porsa nisi takimi, në pasimin e tretë, topi arriti te Lionel Messi, i cili e vërejti francezin që shkonte drejt portës.

Mbappe e pranoi topin dhe e kishte të qartë se portieri  ka dalë përpara dhe e paraboloi. /Telegrafi/

https://twitter.com/MessiMX30iiii/status/1561424734646042625

telegrafi sport app