Futbollisti më i mirë francez Kylian Mbappe e ka nisur nga bankina në ndeshjen kundër Holandës për shkak të një dëmtimi në hundë që pësoi në ndeshjen e parë të grupit kundër Austrisë.

Mbappe duhet të mbajë maskë për shkak të thyerjes së hundës. Ekipi i tij mjekësor përgatiti një maskë speciale për të, e cila ishte në ngjyrat e flamurit francez - blu, e bardhë dhe e kuqe.


Ai në maskë kishte edhe numrin 10. Megjithatë, ai nuk lejohet të performojë në të sepse rregullat e diktojnë që maska ​​duhet të jetë njëngjyrëshe.

Screenshot 2024 06 21 211055

Tifozët francezë po mbështesin sulmuesin e tyre me disa prej tyre duke vënë maska në ndeshjen e sotme.

Mbappe është ulur në stol dhe në varësi se si shkon ndeshja, Didier Deschamps, do të vendos nëse do të inkuadrohet apo jo. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app