"Mbani kokën lart", Hoffenheimi ngushëllon yjet e Kosovës pas humbjes

Kombëtarja e Kosovës u mposht mbrëmë me rezultat minimal 1-0 në shtëpi nga Turqia në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.
Nga minuta e parë në këtë ndeshje u paraqitën edhe dy yjet e Hoffenheimit, Albian Hajdari dhe Fisnik Asllani.
Hajdari u detyrua të largohej nga fusha para kohës shkaku i një lëndimi të pësuar, ndërsa Fisnik Asllani pavarësisht paraqitjes së mirë, nuk ia doli të shënojë.
Pas përfundimit të ndeshjes tashmë ka reaguar edhe faqja zyrtare e klubit gjerman, e cila i ka ngushëlluar yjet e Kosovës për eliminimin e dhimbshëm.
“Mbani kokën lart, Albi, Fis dhe Leon. Edhe pse nuk funksionoi në fund, ju duhet të ndiheni krenar për paraqitjet tuaja në kualifikueset e Kupës së Botës. Dhe shërim të shpejtë Albi”, ka shkruar faqja e Hoffenheimit.
Vlen të theksohet që Hoffenheimi do të rikthehet sërish në aksion të shtunën, ku do të jenë nikoqir të Mainzit.
Mbetet të shihet nëse lëndimi i pësuar ndaj Turqisë nuk është edhe aq i rëndë, përndryshe, Hajdari dhe Asllani pritet të jenë titullar në këtë sfidë./Telegrafi/





















































