Mbani furçat tuaja të grimit të buta përgjithmonë me këtë metodë të thjeshtë

Vera është afër dhe për shumë prej nesh, festimet sapo kanë filluar.
Artistët e grimit pajtohen që të kesh një set të mirë dhe të pastër të furçave të grimit është një pjesë thelbësore e çdo regjimi bukurie. Por, larja e furçave mund t’i lërë të thata dhe të dobësuara.
Për fat të mirë, një metodë super e thjeshtë do t’ju ndihmojë të pastroni furçat r grimit në një mënyrë që të ruani afatin e tyre dhe t’i mbani të buta.
Zbutësi mban të buta furçat e grimit
Të dini se si të pastroni furçat e grimit siç duhet është e rëndësishme për më shumë se një arsye. Kur furçat nuk pastrohen në mënyrën e duhur ato mund të strehojnë baktere, vajra dhe probleme të tjera që vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën tuaj, duke çuar në të gjitha llojet e problemeve të padëshiruara, si shpërthime dhe infeksione.
Por, nëse përdorni furça grimi natyrale ose sintetike, larja e tyre mund të thajë fijet. Problemi është që jo vetëm se ndjeni gjemba në fytyrën tuaj, por madje mund të ndikojnë edhe në atë se sa mirë aplikohet grimi në lëkurën tuaj. Fijet e buta të furçave e bëjnë më të lehtë aplikimin dhe përzierjen, dhe përfundoni me një pamje më të butë.
Shtimi i zbutësit në furça si hapi i fundit gjatë pastrimit është mënyra perfekte për t’i mbajtur ato të këndshme dhe të lëmuara. Zbutësi vepron në të njëjtën mënyrë në një furçë sikurse në flokët tuaj, duke shtuar një shtresë lagështie mbrojtëse që vulos dhe zbut flokët.
Fatmirësisht, përdorimi i zbutësit në furçat tuaja të grimit është me të vërtetë i thjeshtë. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të lani furçat me sapun dhe ujë siç do të bënit normalisht, pastaj të vendosni një sasi të vogël zbutësi. Lërini furçat të qëndrojnë për një minutë. Në fund, shpëlajeni tërësisht për të shmangur grumbullimin, më pas lëreni të thahen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë