Mbajtja dhe besueshmëria e zgjedhjeve, çelësi i zgjidhjes së krizës
![Mbajtja dhe besueshmëria e zgjedhjeve, çelësi i zgjidhjes së krizës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/02/vmro-dpmne-pranon-q-euml-zgjedhjet-n-euml-maqedoni-t-euml-mbahen-m-euml-29-maj_hd-780x439.jpg)
Gati dy muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të parapara më 11 dhjetor, në opinion kanë nisur të qarkullojnë informacione mbi mundësinë e dështimit të sërishëm të tyre.
Partitë zyrtarisht deklarohen se janë për zgjedhje, por një letër që kreu i Lidhjes Social-demokrate, Zoran Zaev, i dërgoi kohë më parë përfaqësive diplomatike mbi rrezikun e dështimit të zgjedhjeve, për shkak të pretendimeve për presione ndaj prokurorisë speciale nga ana e partive qeverisëse, si dhe lëvizje tjera në skenën politike, që e vejnë sërish në rrezik mbajtjen e zgjedhjeve.
Për të ruajtur pozicionet e tyre, apo për t’iu shmangur përgjegjësive, partitë politike nuk do të zgjedhin mënyra për të penguar procesin e zgjidhjes së krizës politike, thotë për Radion Evropa e Lirë, Denko Malevski, njohës i çështjeve politike dhe ish ministër i Punëve të Jashtme.
Ai thotë se Maqedonia ndodhet në fazën më delikate që nga pavarësimi i saj, me një demokraci të pakonsoliduar dhe institucione jo të besueshme, që doemos duhet të ndryshojnë pas zgjedhjeve të dhjetorit.
“Politikanët tanë nuk zgjedhin mënyrë për t’i ikur asaj që duhet të bëhet në Maqedoni, që në kuptimin e vërtetë të fjalës të bëhet një shtet demokratik. Një nga kushtet kryesore që kjo të ndodhë është që zgjedhjet të mbahen në dhjetor, dhe jo vetëm të mbahen, por ato të jenë të besueshme përmes një procesi relativisht të kënaqshëm zgjedhor.”
“Këto zgjedhje vlerësoj se duhet të jenë vetëm fillimi i një transformimi të plotë të sistemit që të mund të jetojmë në kushte të një pushteti demokratik me institucione të kontrolluara, të besueshme dhe që janë në shërbim të popullatës dhe jo të grupeve të caktuara të interesit”, shprehet Maleski, duke theksuar nevojën e mos shtyrjes së zgjedhjeve.
Sefer Tahiri, njohës i çështjeve politike dhe profesor i shkencave të komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore, thotë se shtyrja e zgjedhjeve do të shkaktonte turbulenca të reja që mund të kenë pasoja edhe ndaj stabilitetit të sigurisë.
“Mendoj se shtyrja e zgjedhjeve do të jetë një luks i panevojshëm, që do të ndërmerrej nga pushteti, pra, do të ishte një lojë të cilës nuk do të dihej fundi. Kjo mendoj se do t’i kushtonte shumë Maqedonisë, jo vetëm në planin politik, por edhe në aspekt të stabilitetit të sigurisë”, thotë Tahiri, duke shtuar se mbajtja e zgjedhjeve në atmosferë të lirë dhe demokratike, me rezultate të besueshme, do të ishte mënyra e vetme për dalje nga gjendja e rëndë në të cilën ndodhet Maqedonia në dy vitet e fundit.
“Vlerësoj se përfundimisht është shumë e rëndësishme për vendin që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 11 dhjetor, për shkak se do të jenë një hap drejt zgjidhjes politike, e cila ka kapluar vendin gjatë këtyre dy viteve të fundit pas publikimit të bombave të opozitës maqedonase. Pra, është e rëndësishme që ato të zhvillohen në një atmosferë korrekte, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi një legjitimim të rezultatit zgjedhor, i cili do të ishte i pranueshëm për të gjithë faktorët politik”, thekson Tahiri.
Data e zgjedhjeve është caktuar më 11 dhjetor, pasi paraprakisht partitë kanë realizuar disa nga obligimet kryesore të marrëveshjes politike, si pastrimin e listës zgjedhore, mënyrën e kontrollit të punës së medieve, formën e funksionit të qeverisë kalimtare.
Por, pavarësisht kësaj, mundësia e shtyrjen së zgjedhjet nuk përjashtohet, bazuar në përplasjet mes tyre për çështje të ndryshe. Brenda këtij viti, partitë kishin caktuar dy data të zgjedhjeve më 24 prill dhe 5 qershor, por ato u shtynë pikërisht për shkak të mospajtimeve për pikat e marrëveshjes, e cila ishte arritur me ndihmën e diplomatëve perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Çka do të ndodhë nesër për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/02/Pavaresia-e-Kosoves-780-780x439.jpg)
Çka do të ndodhë nesër për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës?
![Kurti e Rama](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-ramaaa-780x439.jpg)
Kurti e Rama "të relaksuar" gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë