Mbahet tryeza lidhur me Marrëveshjen e Gjelbër për Ballkanin dhe Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë
![Mbahet tryeza lidhur me Marrëveshjen e Gjelbër për Ballkanin dhe Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/indep-780x439.png)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në Kosovë” më 18 nëntor ka mbajtur tryezën “Marrëveshja e Gjelbër për Ballkanin dhe Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë”.
Për shkak të pandemisë COVID-19, tryeza është mbajtur pa praninë e audiencës dhe është transmetuar virtualisht në faqen e INDEP-it.
Hulumtuesi i lartë dhe drejtori i Programit në INDEP, Dardan Abazi e nisi tryezën me një përmbledhje të zhvillimeve që kanë ndodhur kohëve të fundit, përkatësisht Marrëveshjen e Gjelbër për Ballkanin që u nënshkrua nga Kosova javën e kaluar në Samitin e Sofjes, zhvillim ky që sinjalizoi që Qeveria e Kosovës do të ndjekë një kurs të ri të politikave në sektorin e energjisë.
Gjithashtu, Abazi përkufizoi edhe faktin që Kosova gjendet në mes të procesit të draftimit të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe që gjendet edhe në një udhëkryq sa i përket vendimeve që Kosova duhet t’i marrë për të përqafuar burimet e ripërtërishme të energjisë me qëllim ruajtjen e ambientit dhe zvogëlimin e emetimeve për të ndalur ngrohjen globale dhe mbrojtur klimën.
Në fjalën hyrëse, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Fisnik Osmani foli për fazën në të cilën ndodhet vendi, nga këndi i Qeverisë. Ai tha se Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë do të jetë në frymën e Marrëveshjes së Gjelbër dhe se Qeveria do të angazhohet në nisma rajonale të ngjashme si ajo e Samitit të Sofjes.
Lidhur me Marrëveshjen e Gjelbër të nënshkruar në Sofje, ai tha se Kosova është zotuar që të shkojë tutje në zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe se Kosova është e interesuar të lëviz në këtë drejtim, gjithmonë duke marrë parasysh potencialet dhe gjendjen aktuale me energji të Kosovës.
Ai përmendi edhe Marrëveshjen e Washingtonit, përmes së cilës Kosova merr përgjegjësi edhe rreth gazit. Ndërsa, duke konsideruar se Kosova po drafton Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë, pas përfundimit të këtij plani, Kosova do ta ketë të qartë se nga do të lëvizë.
Nga ana e tij, Luan Morina nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përmendi se baza e zhvillimit ekonomik është energjia. Zhvillimi i këtij sektori ka ndjekur ato të Komunitetit të Energjisë, pjesë e së cilit është. Tash Kosova është në fazën e dhjetë vjeçarit të dytë të energjisë dhe momentumi në të cilin Kosova ndodhet ofron mundësi për ridrejtim të Kosovës se cilën rrugë duhet të zgjedhë. Pra, të trajtojë maksimalisht burimet hidrike, solare dhe ato të biomasës. Fokusi duhet të jetë në arritjen e caqeve për burimet solare dhe ato hidrike. Bazuar në rekomandimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Kosova duhet të bëjë reforma në këtë sektor.
Ndërsa, sa i përket nënshkrimit të Samitit të Sofjes, ai tha se Kosova po punon gjithashtu në Strategjinë e Energjisë paralelisht me Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë. Të dy këto dokumente, me gjasë, do të përfshijnë caqe të reja, por se kjo mbetet të shihet dhe do të vendoset bazuar në rezultatet e studimeve që do të vijnë. Synimi që për vitin 2050 mos të ketë asnjë emision është i vështirë për t’u arritur nga sektori i energjisë, por se synimi do të jetë që të punohet në dekarbonizim.
Në lidhje me çështjen e termocentralit “Kosova e Re”, Osmani konfirmoi se Qeveria e Kosovës po e trajton këtë proces përmes mekanizmave ligjorë dhe se Contour Global është tërhequr nga ky projekt. Ndërsa, në lidhje me pyetjen se kur do të mbërrijë në konsultim publik Strategjia e Re e Energjisë, Morina tha se pritet të dërgohet në Qeveri në kuartalin e dytë të vitit 2021, ndërsa në konsultim publik do të dërgohet dikur në mars-prill 2021, në mënyrë që dokumenti të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe që palët e interesuara të japin kontributin e tyre.
Në lidhje me BRE-të, fokusi do të jetë te energjia solare dhe ajo e erës dhe se në mes të vitit 2021, do të jetë e gatshme skema e ankandeve për BRE-të, tha Morina. Kjo skemë pritet të jetë mjaft e plotë dhe e zbatueshme.
Pjesëmarrësit thanë që pasi të tejkalohet pandemia, liberalizimi i tregut do të trajtohet me prioritet, e po ashtu edhe krijimi i fondit të konsumatorëve në nevojë çka përfundimisht do të ulë rastet e konsumatorëve që kanë nevojë për asistencë në pagesën e faturave të tyre.
Për fund, Osmani u shpreh i gatshëm që në emër të Qeverisë të jetë pjesë aktive e zhvillimeve në energji dhe i ftoi të gjitha palët të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrëse në energji. Njëjtë, edhe z. Morina bëri thirrje për bashkëpunim në vendimmarrje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-380x233.png)
Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht