LAJMI I FUNDIT:

Mbahet testi kualifikues i kandidatëve për 16 prokurorë të shtetit

Mbahet testi kualifikues i kandidatëve për 16 prokurorë të shtetit

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri sot u mbajt Testi Kualifikues i kandidatëve në kuadër të procesit të rekrutimit të 16 prokurorëve në prokuroritë themelore, ku morën pjesë 277 kandidatë.

Ky proces ka filluar me shpalljen e konkursit në qershor të vitit 2020 dhe me rishpalljen e tij në maj 2021.

Kandidatët kanë aplikuar përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve, me ç’rast iu është mundësuar të gjithë të interesuarve që të aplikojnë, duke bashkangjitur dokumentet e kërkuara në formatet e nevojshme digjitale.


Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbikëqyrur mbarëvajtjen e Testit Kualifikues në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutim dhe anëtarët e tjerë të komisionit, me ç’rast gjatë fjalës së rastit iu ka uruar sukses kandidatëve në ketë proces rekrutues.

Gjithashtu për të mbikëqyrë ketë proces ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku.

Në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi të rëndësishëm morën pjesë përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë, si EULEX-i, OSBE, EUKOJUST, Projekti i Ambasadës Britanike, Axiom International si dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) nga shoqëria civile.

Testi Kualifikues për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit është një nga fazat e testimit të përgjithshëm, që përbëhet edhe nga testi me shkrim dhe intervistimi i kandidatëve, të cilat Këshilli Prokurorial i Kosovës i menaxhon sipas standardeve më të avancuara, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori