LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i Grupi Punues për finalizimin e Projekt-Kodit të Procedurës Penale

Mbahet takimi i Grupi Punues për finalizimin e Projekt-Kodit të Procedurës Penale

Grupi Punues i Ministrisë së Drejtësisë për finalizimin e Projekt-Kodit të Procedurës Penale, sot ka mbajtur takimin e radhës në të cilin ka marrë pjesë edhe ministri Selim Selimi.

“Gjatë këtij takimi është diskutuar për disa çështje me rëndësi, duke përfshirë çështjen e gjykimit në mungesë, suspendimin nga puna të zyrtarëve publikë me rastin e ngritjes së aktakuzës, në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe mundësinë e përfshirjes së dispozitës që lejon mbajtjen e seancave online, në rrethanat e ngjashme sikurse ballafaqohemi aktualisht me COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Selimi i siguroi mbështetje Grupit Punues për finalizimin e Projekt-Kodit të Procedurës Penale, duke shtuar se ky Projekt-Kod është i domosdoshëm për avancimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë.


“Finalizimi i Projekt- Kodit të Procedurës Penale është ndër prioritetet e mia, për faktin se miratimi i Kodit të Procedurës Penale adreson sfidat me të cilat është ballafaquar dhe ballafaqohet sistemi ynë gjyqësor dhe prokurorial, andaj është përgjegjësi e jona, që këtyre sfidave t’iu gjejmë zgjidhje, duke avancuar legjislacionin”, tha ministri Selimi.

Procesi i hartimit të Projekt-Kodit të Procedurës Penale është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në takimin e kryesuar nga Drejtori i Departamentit Ligjor, njëherësh kryesues i Grupit Punues, Ardian Bajraktari, të pranishëm ishin edhe gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues nga shoqëria civile, si dhe akter tjerë vendor dhe ndërkombëtar.

Ministria e Drejtësisë do të angazhohet që të bëhet sa më parë finalizimi i Projekt- Kodit të Procedurës Penale, si dokument mjaft me rendësi, i cili i adreson sfidat e sistemit gjyqësor dhe atij prokuroria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori