LAJMI I FUNDIT:

Mbahet sot seanca e ish-kryeministrit Sali Berisha, gjykata pritet të vendosë për masën e arrestit

Mbahet sot seanca e ish-kryeministrit Sali Berisha, gjykata pritet të vendosë për masën e arrestit

Sot në orën 12 do të mbahet seanca e radhës ku gjykata pritet të vendosë për masën e arrestit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pas tre seancash ku u dëgjuan të gjithë, SPAK që kërkon arrest shtëpiak dhe avokatët që kërkojnë refuzim të prokurorisë, gjykata nuk mundi të shpallë një vendim ndaj Berishës dy ditë më parë.

Gjatë së enjtes avokatët e Berishës kanë dhënë prova të tjera dhe kanë kërkuar një CD për të marrë të gjithë debatin gjyqësor. Në seancën në dyer të mbyllura, u tha se Berisha nuk ka pasur asnjë tentativë për tu larguar, prandaj kjo kërkesë duhet të kundërshtohet.


Megjithëse Gjykata e Posaçme shtyu seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha, avokatët të cilët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, nuk kanë dërguar asnjë shkresë zyrtare.

“Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e bërë më parë nga GJKKO.

SPAK ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha të marrë masën “arrest në shtëpi” në adresën e deklaruar, gjatë së cilës je nën mbikëqyrjen e policisë dhe të ndalohet të komunikosh me të tjerët. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori