Mbahet kursi "Shkrimi në tastierë" për fëmijët, i'u ndihmon atyre t’i zhvillojnë aftësitë kyçe në përdorimin e kompjuterit

Është mbajtur kursi “Shkrimi në tastierë” për fëmijët në organizatën jo-qeveritare “Diakonie Youth Centre” në Mitrovicë.
Ky kurs ndihmon fëmijët t’i zhvillojnë aftësitë kyçe në përdorimin e kompjuterit, shkruan Telegrafi.
“Kursi ‘Shkrim në tastierë’ i mbajtur nga trajneri ynë i kualifikuar është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që duan të zhvillojnë aftësi esenciale në përdorimin e kompjuteri”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se ky kurs u ofron pjesëmarrësve mundësinë për të përmirësuar shpejtësinë dhe saktësinë e shkrimit në tastierë.
“Trajneri ynë i kualifikuar përdor metoda moderne dhe interaktive, duke u siguruar që çdo pjesëmarrës të marrë njohuri dhe aftësi që mund të përdoren në çdo fushë profesionale dhe është i përshtatshëm për të rinjtë që dëshirojnë të rrisin produktivitetin e të përgatiten për sfidat e punës moderne!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/















































