LAJMI I FUNDIT:

Mbahet konferenca ekonomike e diasporës shqiptare nga Evropa

Mbahet konferenca ekonomike e diasporës shqiptare nga Evropa

Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa organizojnë hapjen e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa – B2B.

Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B do të mbahet për të lidhur bizneset e Diasporës nga Evropa me bizneset kosovare, si dhe për të identifikuar mundësitë e investimeve dhe eksportit për produktet dhe shërbimet nga Kosova.

Me këtë rast, do të nënshkruhen memorandume të bashkëpunimit  mes Unionit, Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Ministrisë së  Diasporës e Investimeve Strategjike, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.


Konferenca do të bashkoj qindra biznese nga Diaspora dhe Kosova. Eventi do të hapet me takime ndërmjet bizneseve (B2B), ku kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësi të rrjetëzojnë dhe të krijojnë partneritete dhe marrëveshje të reja për rritjen e eksporteve kosovare.

Më 25 maj, do të mbahen panele diskutimi për çështjet kyçe që u përkasin lidhjeve të biznesit të Kosovës me diasporën.

Si pjesë e Konferencës, kompanitë nga Diaspora do të vizitojnë komunën e Vushtrrisë dhe kompanitë kosovare Binni, Ciao Berto dhe Tiki Mosaic, të cilat tashmë i eksportojnë produktet e tyre në Evropë.

Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B organizohet nga Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Sida-n dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Propozimi për rritje të çmimit të rrymës prej 15 për qind, ZRrE ofron mundësi për komente dhe sugjerime

Propozimi për rritje të çmimit të rrymës prej 15 për qind, ZRrE ofron mundësi për komente dhe sugjerime

Ekonomi
Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Ekonomi
Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Ekonomi
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Kalo në kategori