Gjatë ditës së sotme, në Mitrovicë është mbajtur koncerti festiv për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ky koncert u mbajt në sheshin “Adem Jashari”.


Në këtë koncert përformuan emra të njohur të këngës shqipe si Shkurte Fejza, Ganimete Asllani dhe Florent Abrashi, shkruan Telegrafi.

Po ashtu, përformoi edhe ansambli për fëmijë “Shqipet e vogla”, të cilët shuruan emocione tek qytetarët.

Shumë qytetarë morën pjesë në këtë ngjarje dhe e festuan 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Për këtë ditë, një numër i madh i qytetarëve u mblodhën për të festuar këtë ngjarje të veçantë të historisë së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/